Operacionit “Metamorfoza”, eksperti Softa në Panorama TV: Nëse nuk i prek tek pasuria s’i ke bërë asgjë! Duhet veting edhe për punonjësit e institucioneve

Aug 30, 2023 | 16:01
SHPËRNDAJE

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë për Panorama TV, është ndalur dhe tek hetimi pasuror i SPAK ndaj të arrestuarve  e operacionit “Metamorfoza”.

Eksperti Softa tha se “në qoftë se personat që janë marrë me korrupsion, aktivitet kriminal, shpërdorimin e fondeve publike, nuk i prek tek pasuria nuk i ke bërë asgjë”.

Më tej ai thekson se i rëndësishme është edhe vettingu për ata që punojnë sot në gjykata, polici.

“Në qoftë se personat janë marrë me korrupsion, aktivitet kriminal, shpërdorimin e fondeve publike, nuk i prek tek pasuria, atëherë nuk i ke bërë asgjë. Ky është një moment që të godasim dhe hetojmë pasuritë e atyre që janë të ndaluar me vendim gjykate, dhe te verifikohen. Hetim pasuror edhe te atyre që punojnë sot në gjykata, polici.

Jo vetëm autodeklarimi por edhe hetim aty ku ka dyshime. Është e rëndësishme për të ruajtur pastërtinë e atyre peronave. Vettingu duhet të jetë pjesë e këtyre institucioneve, jo vetëm kur kemi indicie. Në rastin e operacionit Metmorfoza është tepër i rëndësishëm hetimi”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura