Operacioni i SPAK/ Gazetarja Lala tregon ku fshihet Ervin Mata: Ja kush është personazhi surprizë i dyshuar për zhdukjen e Ervis Martinajt

Nov 21, 2023 | 23:06
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me personat që një ditë më parë ishin pjesë e një operacioni të gjerë të SPAK. Mes tyre është edhe Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim.

ervin mata ervis martinaj

Sipas Lalës, Mata është një personazh i njohur i botës së krimit, që merret me trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE.

Ajo thotë se Mata vjen rrallë në Shqipëri, ndërsa thekson se ai mund të jetojë mes Argjentinës dhe Bolivisë.

Ajo foli edhe për një personazh surprizë në dosjen e SPAK i dyshuar për përfshirjen edhe në zhdukjen e Ervis Marinajt.

“Ervin Mata është personazhi kryesor i përplasjes në ish-Bllok në vitin 2018 ku u përplas ashpër me Ervis Martinajn. Për këtë ngjarje Ervin Mata, që në atë kohë u përdor emri i këngëtares, Elvana Gjata, që mund të ishte shkak i ngjarjes unë e kam bërë të qartë se Elvana Gjata nuk kishte asnjë lidhje, por ishte një përplasje në fushën e narkotrafikut.

Përplasja midis dy grupeve kriminale kishte ardhur për shkak të trafikut të drogave të forta. Dënimet ishin mjaft të lehta. Edhe Meviol Billo, ish-komando u dënua me një dënim qesharak pasi u cilësua një vrasje e atypëratyshme dhe nuk u hetua më gjatë për arsye që mbet t’i hetojë Prokuroria e Posaçme.

Ky është Ervin Mata i konsideruar një personazh dhe faktor kryesor në trafikun e drogave të forta nga Amerika Latine drejt Bashkimit Evropian. Ai nuk qëndron në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës. Këtë verë ka qenë një ose dy herë me periudha të shkurtra dhe mendohet se jeton në Argjentinë dhe Bolivi etj.

Djali i zt.Breçani, ka lidhje krushqie me Ervin Matën, dyshohet të jetë i përfshirë në çështje të trafikut të drogës.

Kush është personazhi surprizë për median shqiptare? Është një personazh që unë e kam njohur disa vite përpara dhe për herë të parë e kam hasur me dokumente zyrtare në 2014 kur autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ku dyshohet se ka lidhje edhe me zhdukjen e Ervis Martinit. Është Bujar Gërmizi, ish-oficer i forcave speciale, ish-gardist, shoqërues i disa personaliteteve të ministrave dhe ish-ministrave.

Ishte arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për çështje të trafikut të drogës, u arratis në një arratisje spektakolare nga burgu. Pati një përpjekje titanike atje për ta arrestuar. Ai hyri në Shqipëri dhe kërkoi që dosja të sillej këtu. Autoritetet maqedonase nuk pranuan dhe kërkuan të arrestohej dhe më pas të sillej dosja.

Duke qenë se ishte në veri të vendit, duket se nuk tërhoqi vëmendjen. Për shkak të punës në Gardën e Republikës dyshohej për grabitjen e Bankës së Kursimeve në shuma të konsiderueshme prej 300 apo 400 milionë lekë. U arrestua dhe u dërgua në burg në Prizren, pati revolta të forta. Kohët e fundit mendohet se ishte lidhur me disa grupe kriminale. Është i futur thellë në trafikun e drogës dhe këtu bëhet lidhja me Ervin Matën. Është duke u hetuar edhe në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt”, tha Lala në News24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura