OKB: Talebanët do të vendosin rregulla të reja për punën e grave në operacionet humanitare

Jan 25, 2023 | 23:30
SHPËRNDAJE

Ministrat talebanë kanë thënë për një zyrtarë të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara se planifikojnë të hartojnë udhëzime të reja për të lejuar gratë afgane të punojnë në disa operacione humanitare, raportoi BBC-ja të mërkurën.

talebane

Martin Griffiths ka thënë për BBC-në se ka marrë përgjigje inkurajuese nga një gamë e gjerë ministrash talebanë gjatë bisedimeve në Kabul.

Me gratë afgane që luajnë rol vendimtar në dhënien e ndihmave, ekziston shqetësimi se ndalimi po rrezikon operacionet urgjente humanitare për shpëtimin e jetës në vend.

“Ia vlen të kujtohet se, këtë vit, Afganistani është programi më i madh i ndihmës humanitare në botë ndonjëherë”, ka thënë Griffiths në Kabul, i cili është nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare.

Ky vit është dimri më i ftohtë në Afganistan brenda një dekade një dekade. Në dy javët e fundit, më shumë se 126 afganë kanë humbur jetën në temperatura të ulëta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura