“Nusja mori rrugën e gabuar”/ 34-vjeçari e mbante monitoruar me kamera, nusja i përgjigjet akuzave të vjehrrës dhe rrëfen: Kunata më rrahu pse e denoncova

Feb 12, 2024 | 12:28
SHPËRNDAJE

Nëna e 4 vajzave të mitura, e cila u monitorua me kamera përreth 5 muaj nga bashkëshorti i saj në banesën në Kodër Kamëz, iu është përgjigjur akuzave të vjehrrës së saj e cila pas arrestimit të të birit tha se “nusja mori rrugë të gabuar”.

Asqeri Mandri nena nusja

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti tha se i shoqi, Asqeri Mandri, shkarkonte foto të vajzave nga interneti dhe i thoshte nënën së saj se gruaja e tradhtonte.

“Nuk sheh çfarë bën i biri, ia kemi fajin neve”, tha ajo, duke hedhur poshtë akuzave për tradhti.

Ndërsa zbuloi se pasi denoncoi 34-vjeçarin, kur u kthye në shtëpi kunata e saj e dhunoi.

“Pasi e denoncova u ktheva në shtëpi u përballa me vjehrrën, erdhi edhe kunata filloi të më gjuante. Nuk e denoncova se më erdhi keq për djalin, se unë nuk do t’ia falja. Këtë gjë ka bërë edhe me kunatat e mia të tjera.

Nuk sheh çfarë bën i biri, ia kemi fajin neve. I thosha vjehrrit shiko çfarë bën djali yt. Më tha “s’kam çfarë i bëj”. Fotot e vajzave që shkarkonte në internet ia tregonte vjehrrës dhe i thoshte po më tradhton, aty bazohet dëshmia e vjehrrës.

Ai kishte 8-muaj që jetonte në Gjermani. Ndryshimet e tij filluan rreth 3 vite më parë, nuk jepte lekët. Merrte kredi mbas kredie, nuk e di se si ia japin.

Shiti makinën, varëset, nuk më tregonte ku i çonte lekët. I jepja lekët, por nuk kishte paguar këstet e kredisë”, rrëfeu ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura