“Nuk mund ta besoj që vajza ime është në varr”- Flet për herë të parë nëna e 14-vjeçares së vrarë: S’e di çfarë ka ndodhur, jetë ime është shndërruar në ferr

Dec 7, 2023 | 17:03
SHPËRNDAJE

Në lidhje me grabitjen dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjerçevska në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar për herë të parë nëna e saj, Zorica Gjerçovska.

vanja

Ajo është shprehur se ende nuk e ka të qartë atë që ka ndodhur, ndërsa për babain e vajzës, i cili dyshohet i përfshirë në ngjarje, ka thënë se janë ndarë prej 5 vitesh dhe nuk e ka ditur që ka borxhe bixhozi, sepse nuk është përzier në jetën e tij.

“Prej 5 vitesh jemi të ndarë dhe nuk e di se çfarë ka bërë dhe me kë. Kemi qenë në raport të mirë për shkak të fëmijëve. Nuk jemi zënë për kujdestarinë, rreth edukimit, ka mundur t’i shoh kur ka dashur, ose kur kanë dashur fëmijët. Nuk e di dhe nuk më ka interesuar jeta e tij. Jeta ime kanë qenë fëmijët dhe puna. Ishte i lirë, që të më linte edhe mua të qetë. Sa herë që kemi folur, kemi folur për fëmijët. Ju lutem, mos më parashtroni më pyetje, sepse edhe unë ja parashtroj vetes shumë pyetje, përse ndodhi kjo dhe pres ta zbuloj”, ka thënë ajo.

Zorica Gjerçovska është shprehur gjithashtu se nuk e beson dot që vajza e saj është në varr. Gjithashtu tha se jeta e saj është shndërruar në ferr, ndërsa thekson se pret që ë zbulohet e vërteta e ngjarjes.

 “Nuk jam në gjendje të flas. Ende nuk e di se përse ka ndodhur kjo. Po e  pres ende epilogun e gjithë kësaj. Ende nuk e kam të qartë përse jeta ime normale u shëndrrua në ferr. E kam të paqartë si dhe përse vajza ime e shkëlqyer tani është në varr. Kam sëmundje kronike, por po mbahem, me rëndësi e kam të zbulohet e vërteta, edhe vajza tjetër momentalisht është e sëmurë, të gjithë shpresojnë që ajo të bëhet mirë. Ju lutem, ju lutem shumë të prisni të zbulohet se përse ndodhi kjo”, tha Zorica Gjorçevska, nëna e Vanja Gjorçevskës.

Kujtojmë se 14 vjeçarja Vanja u rrëmbye në hyrje të ndërtesës në banesës e saj më 27 nëntor. Asaj iu  lidhën duart dhe këmbët, u fyut në thes e më pas u transportuar me një automjet nga autorët e dyshuar.

Sipas organeve ligjzbatuese, 14-vjeçarja u vra në të njëjtën ditë dhe u gjet nga policia më 3 dhjetor, në afërsi të fshatit Brazda, ndërsa makina me të cilën ajo u transportua, ishte djegur. Babai i saj akuzohet që ka dhënë informacione se kur ajo do të dalë nga shtëpia. Ndërkohë, autori kryesor i kësaj ngjarjeje u arrestua në Turqi dhe pritet të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut, pas kërkesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura