Nuk kaloi Vetingun, reagon Artan Broci: KPK si komisarët politikë të kryeministrit, nuk dolën dot nga urdhrat

Jul 31, 2018 | 15:27
SHPËRNDAJE

Anëtari i Gjykatës Supreme, Artan Broci shkarkohet nga detyra, pasi nuk ka kaluar dot siten e Vetingut.

Pas këtij vendimi, Broci eshte shprehur se te ardhurat e tij jane te ligjshme edhe nga tatimet, dhe se ka kaluar tre testet, te pasurise, profesional dhe ate te figures, por nuk ka kaluar ate qe ai e ka quajtur testin e nenshtrimit per çeshtje te ndryshme.

“K.P.K si komisaret politik te kryeministrit nuk dolen dot nga urdherat politik.
U provova se te ardhurat e mija jane te ligjeshme te konfirmuara nga Tatimet, kalova ne pikepamjen time te tre testet Pasuror, Profesional dhe Figuren por nuk kalova dot testin e nenshtrimit per ceshtje te caktuara dhe ate te Kryetarit te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi. Beteja ime ligjore do vazhdoje deri ne fund. flm!” u shpreh ai.

Vendimi eshte dhene sot nga KPK ne seacnen e njoftuar per te. “KPK ka vendosur me shumice votash shkarkimin nga detyra te gjyqtarit Artan Broci”- u theksua ne seance.

Ne seancen degjimore ILDKPKI e konsideroi pa probleme pasurinë e gjykatësit, por KPK deklaroi në seancë se nga hetimi administrativ i tyre, janë konstatuar mospërputhje të deklarimeve nga ana e subjektit.

Komisioni relatoi më tej, se subjekti i është shmangur pagesës së taksave për qiranë e një ambienti në kryeqytet.

Njeriu që ushtron detyrën e gjykatësit prej 22 vitesh, dhe është ngritur në majën e sistemit, i rrëzoi gjetjet e Komisionit.

Broci i kujtoi Komisionit se me rezultatet e hetimit nuk është njohur për një kohë të gjatë.
“Materialet mu vunë në dispozicion vetëm pas kërkesës time, duke mos më dhënë mundësinë për një mbrojtje efektive”, theksoi ai.

Artan BrociMegjithatë, Broci deklaroi se pretendimet nuk qëndrojnë, dhe se ka paraqitur 250 prova të reja të renditura në 58 faqe material.

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi u shpreh se ka paguar detyrimet tatimore, por drejtoria përkatëse nuk disponon dokumentit ndër vite.

Ndërkaq, ai këmbënguli se çdo qindarkë e pasurisë së tij është e justifikuar me burime të ligjshme, dhe për këtë shkak paraqiti kontratat origjinale noteriale.

Në shtyllën e vlerësimit profesional, Gjykatësi mori vlerësime pozitive, madje, Komisioni tha se është njohës shumë i mirë i legjislacionit italian, të cilit i referohet edhe në vendime.

Në përfundim Broci u shpreh shpresëplotë se do të marrë drejtësi.

“Si gjyqtar unë besoj tek ligji dhe provat, nuk besoj në fat. Besoj se Komisionit i provova së të gjitha pasuritë e mia janë të ligjshme, dhe sigurisht shpresoj që Komisioni në vendimmarrjen e tij të jetë i pavarur dhe i paanshëm”, tha Broci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura