“Nuk ka vend në botë që i pret dritat atij që nuk i paguan dot”- Berisha: Zbrazin digat gjithë verën dhe ia shesin sekserëve. Po pasurohen nga xhepat tuaj

Mar 27, 2023 | 18:15
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha foli ditën e sotme gjatë takimit elektoral në Peqin se në 9 muajt e parë të vitit 2022, Edi Rama dhe qeveria e tij janë vjedhur dhe shpërdoruar 1.1 mld euro.

“Nuk kishte asnjë pengesë të rriste 6 herë rrogat. Të rriste tre herë rrogat dhe tre herë pensionet. Nuk po llogaris të ardhurat. Si u vodhën paratë? KLSH ka deklaruar vjet se në 9 muajt e parë të vitit 2022 Edi Rama dhe qeveria e tij kanë vjedhur dhe shpërdoruar 1.1 mld euro. Kanë vjedhur dhe shpërdoruar aq para sa mund të rriteshin rrogat 130%.

Qeveria është vetëm administrator, rrogëtarët e shtetit janë administruesit e tyre. Por ato para që merren borxh, janë tuajat. Janë të qytetarëve. Duhet të shndërrohen në rrugë, në shkolla. Mos mendoni kurrë se ato janë të qeverisë. Janë tuajat dhe vetëm tuajat. Këta qeveritarë duhet të ikin natën, kanë funksionuar si organizatë kriminale. 420 mln euro djegësat, asnjë djegës nuk ekzisto”, deklaroi Berisha.

Ai u shpreh se Edi Rama burgos shqiptarët sepse nuk mund të paguajnë energjinë elektrike ndërkohë që vidhet energjia duke u shitur në bursë me çmim më të lirë.

“A mund të ndërtohen rrugë anësore, 3 herë e gjysmë më shtrenjtë se autostrada. Në botë nuk ndodh kund përveçse në Shqipëri. A mund të ndërtohen shkolla me 6 mln euro? A mund të vidhen shqiptarët në mënyrë të tmerrshme? Nuk ka vend në botë, njerëzit nuk burgosen për çështje civile. Nuk ka vend në botë që i pret dritat atij që nuk mund t’i paguajë.

Qeveria është e detyruar t’i paguajë. Ky bashkë me Edi Ramën burgosën në një vit 38 mijë shqiptarë. Nuk ka pushtues që do bënte këtë. Ky është rivali nga skutat e mafies që do të vijë te ju për të kërkuar votën. Ajo votë sot për atë dhe për çdo shqiptar është më e paçmuar se kurrë. Me atë votë ai mbron të ardhmen e tij. Energjia është kthyer në dënim për ju. Zbrazin digat gjithë verën, ia shesin sekserëve të tyre, ata i shesin në bursë.

Këtu e blejnë nga qeveria me 30 euro, e shesin me 150 euro dhe bëhen miliarderë me pasuritë tuaja. U rritën çmimet. 520 mln euro u mblodhën më shumë. Ku u morën ato? Të gjitha në xhepat tuaj. Më 14 Maj votohet për filozofinë e përgjysmimit të taksave”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura