“Nuk është pozicion politik, por menaxherial”/ Gjergj Prevazi për Panorama TV tregon pse zgjodhi të bëhej drejtor Teatri dhe si fitoi garën në Ministri

Jul 24, 2023 | 22:33
SHPËRNDAJE

Drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental, Gjergj Prevazi në një intervistë për emisionin Log. tek Panorama TV ka treguar arsyet se pse ka pranuar të bëhej drejtor teatri, ku tha se në dëshirën e tij ishte që të ndante eksperiencën e tij të gjatë në zyrat e shtetit.

WhatsApp Image 2023-07-24 at 10.17.04 PM

Prevazi tha se ky pozicion që ai ka zgjedhur nuk është politik por menaxherial dhe fitorja e tij ka ardhur falë platformës që ai kishte dorëzuar në Ministrinë e Kulturës.

Pjesë nga biseda:

Pse pranove të bëhesh drejtor teatri?

Mendoj se është një kalim i natyrshëm pas një experiencë të gjatë, mendova që ta ndaja me zyrat e shtetit, nuk është diçka e jashtëzakonshme. Nuk më pengon që eksperiencën time ta ndaj me teatrin, që pretendon të çoje përpara avangardën teatrore. Nuk është pozicion politik por menaxheriale, fitova në bazë të një platforme që paraqita tek ministria.

Çfarë ka kjo platformë?

Në gjykimin tim, unë kisha vendosur dy slogane ‘Teatri si e mirë publike’, pra jo sa bileta shiten por çfarë impakti ka në këtë shoqëri, dhe e dyta ‘Skena si mundës e lirisë për çdo krijues’. Ne jemi një vend i vogël, kemi bërë reforma të mëdha, po e pashë si mungesë të madhe që instucionet nuk janë në skenën europiane. Synimi është që produksionet të jenë të pranishme në ato rajonale.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura