Nuk është një përmirësim, por një metamorfozë/ Vinicius i “dështuar” tanimë është vetëm një kujtim, braziliani është kthyer në “vrasës”

May 1, 2024 | 8:50
SHPËRNDAJE

Duket se asgjë nuk ka mbetur tanimë nga Vinicius i “dështuar, asgjë përveçse një kujtim.

Viniciusss

Nga futbollisti  me numrin 28 në shpinë, i cili më shumë shenjestronte  tifozët, sesa portën e kundërshtarit, është shembulli që ilustron më mirë sesi me punë dhe qëndrueshmëri mund të korrigjohet gjithçka.

Vini tashmë është bërë një vrasës, një golashënues i madh dhe një njeri që shfaqet në netë të rëndësishme.

Në  fillimet e tij te Real Madridi, braziliani shënonte gol cdo 723 minuta, ndërsa tani shënon çdo 129 minuta.

Nga shkretëtira në oaz. Nuk është një përmirësim, por një metamorfozë. Dhe ende nuk dihet se sa larg do të shkojë ky lojtar.

Sulmuesi është përfshirë në më shumë se 30 gola për tre sezone radhazi dhe tani po shkon pranë të 40-ve. Një rekord i jashtëzakonshëm, për të merren parasysh edhe dy dëmtimet që ai ka pasur gjatë këtij sezoni, që e kanë bërë të humbasi 11 ndeshje.

Vinicisu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura