“Nuk është dashuri, por pëlqim”- Françeska hedh dyshime mbi lidhjen e Romeos dhe Heidit, përfshihet edhe Roza: Janë çift toksik!

Apr 22, 2024 | 16:41
SHPËRNDAJE

Në një bisedë në dhomën e grimit në shtëpinë e Big Brother Vip 3, Françeska Murati dhe Roza Lati kanë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e lidhjes së Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit.

franceska romeo heidi roza

Ka qenë Françeksa ajo që është shprehur se nuk beson se është dashuri e vërtetë, por vetëm pëlqim. Nga ana tjetër, Roza ka thënë se nga ana e Romeos nuk ka dyshime, ndërsa për Heidi dha se ka gjeste egoje.

Po ashtu Roza u shpreh se mbase kështu është dashuria mes tyre, toksike.

Pjesë nga biseda:

Françeska: A ka ndodhur diçka, që të ka bërë dyzuar në më shumë? Te dasma ti ke qenë kjo është dashuri e vërtetë dhe më je kthyer dhe mua kundër kur dola për çiftin, kur thashë se është false. Jam e bindur te dasma, Romeo ishte i sinqertë. Unë e pashë që t’i ishe e përfshirë, çfarë ndodhi mbrapa

Roza: Nuk më ka ndryshuar mendja. Nga ana e Romeos, fare. Nga ana e Hediti, ajo i tha Julit do jetoja unë më lehtë pa Romeon, nëse njëri prej nesh do largohej. Ka ca gjeste egoje.

Françeska; Nuk dyshoj te dashuria e asaj, por me aq sa kam përjetuar nga dashura, kjo është thjesht pëlqim ndaj një djali. Njerëzit e bëjnë dhe në një klub me një person që kanë njohur brenda natës. Dashuria është shumë fjalë e madhe. Nëse do ishte fjala te pëlqej, jam ok. Më bënte përshtypje kur ti qan dhe bëhesh emocionale në mënyrë crazy, dhe nesër thua po do martohem me këtë person se e dua shumë.

Roza: Çiftet zihen. Romeo ka te këmba ka tatuazh love-hate dhe psyco. Edhe tatuazhet e përkthejnë qartë marrëdhënien e tyre. Janë çift toksik. E kanë dhe u shkon.

Françeska: Të gjithë uljet kanë ule dhe ngritje, por jo brenda 48 orësh.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura