“Nuk dua votat e Bashës me kusht, por…”- Manja flet pas tërheqjes së projektligjit: Të jeni të bindur, Amnistia Penale do të ketë mbi 90 vota

Feb 22, 2024 | 11:12
SHPËRNDAJE

Për tërheqjen e PS nga votimi i Amnistisë Penale në Kuvend, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka mohuar zërat se është bërë për shkak se Lulzim Basha me deputetët e tij kushtëzuan votën.

amnistia

Manja tha se nuk do votat e kushtëzuara të Bashës, por votat e Kuvendit, ndërsa u zotua se projektligji do të votohet me më shumë  se 90 vota.

“Nuk kërkojmë bashkim votash as nga Basha as nga askush, por votat nga Kuvendi, e majta dhe e djathta, sepse amnistia është akt mëshire. E kemi për detyrë të japim votat për këtë akt mëshire. Ka mbi 4 vjet që ky parlament, duke iu shmangur traditës, nuk ka bërë amnisti.

Nuk i dua votat e Bashës me kusht, duam votat e Kuvendit të Shqipërisë. Të jeni të bindur se do të ketë mbi 90 vota, sepse ka deputetë të përgjegjshëm në atë sallë. Basha ka kërkuar amnisti vetëm protestuesit 2018-2020, vetëm për ata të vetët”, tha Manja.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura