“Nuk do jetë vetëm i ftuar”, në Gjermani nuk kanë fund elozhet për Brajan Grudën. Televizioni i njohur e krahason me legjendën Litbarski

May 24, 2024 | 22:42
SHPËRNDAJE

Futbollist shqiptar Brajan Gruda ndoshta pa kalon një nga javët më të rëndësishme të karrierës së tij, Lojtari shqiptar i cili ka përfaqësuar Gjermaninë me ekipet e moshave deri në U21, është ftuar nga Julian Nagelsman te ekipi A “për të plotësuar numrin” derisa të ketë të plotë skuadrën për Euro 2024.

 

gruda2

Por në mediat vendase, të gjithë duken të bindur se me cilësitë që ka Gruda, mund ta bindë Nagelsman që t’i bëjë vend në listën për Europianin. Televizioni i njohur gjerman ZDF, në portalin e tij i ka kushtuar një artikull të gjatë Grudës, duke theksuar se pritet që ai të mos jetë thjesht “i ftuar” për këtë qëllim në ekip.

“Aftësitë e tij janë të jashtëzakonshme, kush mund të ndryshojë drejtimin në atë mënyrë pa iu ngatërruar këmbët? I fundit ishte Pierr Litbarski, ndoshta dribluesi më i mirë në futbollin gjerman në dekadat e fundit” shkruan në artikull “ZDF”, duke kujtuar se si veprimet e Grudës ngjasojnë me ato të sulmuesit anësor i cili u shpall Kampion Bote me RFGJ-në në vitin 1990, ndërsa kishte marrë dy medalje argjendi në edicionet e mëparshme.

“Djaloshi i ri mund të bëhet shumë më tepër se një i ftuar surprizë në kampin stërvitor në planin afatmesëm”, thekson “ZDF”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura