“Njeriu po shndërrohet në qenie individuale”, Nora Malaj zbulon në Panorama TV disa nga faktorët e uljes së lindshmërisë te shqiptarët

May 31, 2023 | 21:55
SHPËRNDAJE

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka renditur disa nga faktorët që ndikojnë te ulja e lindshmërisë së shqiptarëve.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, Malaj tha se njeriu nga një qenie sociale, po shndërrohet në një qenie individuale.

Ekonomia sipas Nora Malajt është një ndër faktorët kryesore që ndikon në uljen e lindshmërisë, pasi shumë familje e kanë të vështirë rritjen e fëmijëve.

“Të vetmen gjë që bëjmë në mënyrë origjinale është fëmija që sjellim në jetë. Nëse i referohemi një raporti të BB, del një shifër interesante dhe që lidhet me lumturinë. Shqipëria del në vendin e 90-të. Lindja apo ardhja e një fëmije është edhe kënaqësi dhe lumturi.

Ne bëjmë krahasimin me vendet e zhvilluara, por harrojmë që popullsia jonë është shumë e vogël. Mendoj se ka ndyshuar stili i sjelljes, modaliteti për karrierë, performanca në raportet sociale dhe qenia njerëzore nga një qenie sociale po shndërrohet një një qenie individuale.

Sot jemi në një qasje tjetër dhe i gjithë ky ndryshim do të jepet edhe në impaktin “pse nuk lindin shqiptarët?”. Vjen si rezultat i ekonomisë, karrierës, problematikave, sepse kemi edhe shumë SST, vjen si rezultat i pamundësisë për të mos e rritur dot fëmijën, apo edhe për shkak të një egoizmi të brendshëm të çifteve që e kanë të vështirë të bëjnë një super sakrificë”, është shprehur Malaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura