“Njerëzit zgjedhin produktet e lira se nuk i përballojnë”- Dashamir Shehi: Jetesa në Tiranë është e vështirë edhe për nëpunësit e paguar mirë

Apr 3, 2024 | 22:27
SHPËRNDAJE

Deputeti Dashamir Shehu  është shprehur se shumë njerëz i mohojnë vetes produkte të ndryshme të shportës ushqimore ose zgjedhin ato më të lirat për shkak se nuk munden t’i përballojnë.

dashamir-shehi

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, tha se jetesa në Tiranë është e vështirë edhe për nëpunësit e paguar mirë.

Ka një fashë të vogël që e përballon koston e jetesës, tha Shehi.

“Shumë njerëz i mohojnë vetes shumë produkte ose zgjedhin më të lirat. Në këtë formulë besoj se jeton një pjesë e mirë e qytetit, ose edhe gjysma. Nga një pikëpamje Shqipëria ka një avantazh, sepse shumica janë pronarë të banesave të tyre. Ai që ka vërtetë qira e ka thuajse të pamundur kur flasim për koston e jetesës. Një pjesë jeton me mallrat më të lira dhe një pjesë mbahet me 200 euro të fëmijëve në emigracion, nga një qira apo pension etj. Jetesa në Tiranë është e vështirë edhe për nëpunësit e paguar mirë.

Edhe një shef apo drejtor në ministri nuk merr më shumë se 1.5 milionë, e zëmë se ka dhe një grua me rrogë rreth 1.2 milionë. Ka një fashë të vogël që e përballon koston e jetesës”, u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura