“Një prej ikonave të skenës dhe ekranit shqiptar”, Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit: Pikëllim të madh për largimin e “Nderit të Kombit”

Dec 5, 2023 | 10:46
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi.

Ilir Meta

“Pikëllim të madh për largimin në amshim të “Nderit të Kombit, Mirush Kabashitm një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar”, shkruan fillimisht Meta.

Meta shton se interpretimet emocionuse të këtij artisti të jastëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të ardashësve  do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt.

“Ngushëllimet më të ndjera për familjen” e përfunduan reagimin  ai.

Postimi i plotë:

DPikëllim të madh për largimin në amshim të “Nderit të Kombit”, Mirush Kabashi, një prej ikonave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar.

Interpretimet emocionuese të këtij artisti të jashtëzakonshëm, personazhet që jetësoi në film e teatër, si dhe trashëgimia e vyer artistike që fituan zemrat dhe merituan duartrokitjet e ngrohta të artdashësve do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë me respekt!

Ngushëllimet më të ndjera për familjen!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura