Një person me motor hodhi molotov në automjet, si ndodhi shpërthimi në Shkodër! “Audi” në pronësi të një biznesmeni (Emri)

Feb 23, 2024 | 8:18
SHPËRNDAJE

Detajet të reja dalin nga shpërthimi me tritol në Shkodër, ku një person me motor raportohet se ka hedhur molotov në “Audi”.

audi

Automjeti që shpërtheu është në pronësi të biznesmenit, Bledar Freskina. Ai është pronari i një lokali në qytetin e Shkodrës.

Pronari i automjetit ka deklaruar për policinë se nuk e ka idenë se kush janë autorët e vendosjes së molotovit.

Ai është shprehur se ka pasur disa debate të vogla me disa persona te ndryshëm por nuk ka dhënë emra konkret duke thëne se nuk ka dyshime.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:30, shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur një sasi të vogël lënde djegëse në automjetin e parkuar në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në pronësi të shtetasit B. F., 40 vjeç. Nga ngjarja ka vetëm dëme të pjesshme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të përcaktuar autorsinë e rastit, si dhe për të zbardhur rrethana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura