Një i vdekur dhe tetë të lënduar rëndë nga shpërthimi në Lushnje, mes tyre edhe deputeti i PS-së. Balla mbërrin në vendngjarje

Mar 1, 2024 | 16:46
SHPËRNDAJE

Një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë në Lushnje ka shkaktuar një viktimë dhe plagosur rëndë 8 të tjerë, mes tyre edhe deputetin e Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Shkak dyshohet se është bërë një vinçier i  cili ka prekur linjën e tensionit të lartë duke shkaktuar më pas shpërthimin.

Deputeti i PS i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa dy prej të  plagosurve  janë nisur drejt spitalit të “Traumës”.

LEXO EDHE: U dëmtua nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë, deputeti socialist i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili po ashtu ka shkuar edhe në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet deputeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura