Një hap larg ëndrrës së madhe, Inzagi: Siti është skuadra më e fortë në botë, por ne luajmë kartat tona…

Jun 9, 2023 | 16:33
SHPËRNDAJE

Nesër në mbrëmje të gjithë sytë e botës do të jenë në Stamboll, në finalen e madhe të Championsit mes Manccester Sitit dhe Interit. Në prag të supersfidës, trajneri i zikaltërve Simone Inzagi ka dalë në një konferencë për shtyp.fghg

Deklarata

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të jesh këtu, ne duam të luajmë për finalen në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e merituam të jemi këtu dhe duhet të jemi të qartë gjatë gjithë ndeshjes.

E dija që do të luanim shumë në pjesën e fundit të sezonit. Ne arsyetuam ditë pas dite, tani jemi qartësisht këtu dhe ne po shijojmë atë që kemi bërë. Ne e njohim Sitin, ata janë skuadra më e fortë në botë dhe e dëshmuan këtë në disa fitore që kanë pasur. Por ne do të jemi 11 kundër 11, kemi pasur një ecuri fantastike dhe ne do të luajmë kartat tona. Kam fatin të stërvit shumë lojtarë që tashmë kanë kaluar në finale. Do të na duhet zemër dhe mendje, do të duhet të kemi mendje të kthjellët për të qëndruar gjithmonë në lojë sepse do të ketë momente vështirësie dhe ne e dimë këtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura