Një grup të rinjsh bllokohen në Malësinë e Madhe, njëri prej tyre shfaq probleme shëndetësore. Njësitë e shpëtimit nisen drejt vendngjarjes

Feb 1, 2023 | 19:23
SHPËRNDAJE

Një grup të rinjsh janë bllokuar pasditen e sotme në Malësinë e Madhe, në fshatin Fushë Zezë 20 km mbi Razëm.

Collage Maker-01-Feb-2023-07.16-PM

Panorama TV mëson se një prej tyre ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore. Mësohet se bëhet fjalë për një grup të rinjsh nga Bajza të cilët kanë shkuar atje për hiking.

I riu i cili ka shfaqur probleme shëndetësore si dobësi në organizëm dhe pamundësi për të lëvizur.

Aktualisht janë përgatitur dy grupe shpëtimi nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe një ambulancë dhe pritet të nisen drejt vendngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura