Nis Tirana Book Festival, të rinjtë shijojnë natën poetike te Studio Kadare

Jun 30, 2022 | 16:44
SHPËRNDAJE

Një festival dedikuar librit dhe të rinjve ka nisur në kryeqytet në kuadër të titullit Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

Tirana Book Festival4

Më poezi, muzikë dhe nga një gotë verë, të rinjtë shijuan një natë poetike te Shtëpia Studio Kadare në kryeqytet.

Tirana Book Festival ka për qëllim mbështetjen e shkrimtarëve të rinj, rritjen e informacionit dhe aksesit të të rinjve në libra dhe në institucione si bibliotekat e lagjeve.

Tirana Book Festival3

Gjithashtu ka për qëllim afrimin e të rinjve me librat dhe me autorë e personalitete të ndryshëm shqiptar, si edhe krijimin e një rrjeti të rinjsh të apasionuar pas librit të cilët do të mbështesin njëri-tjetrin, si edhe do të shërbejnë si “ambasadorë” të librit.

Tirana Book Festival2

Ky aktivitet organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Tirana Book Festival1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura