Nis në Tiranë Java Kulturore Italiane, Veliaj: Mos humbisni një javë të mbushur me një seri aktivitetesh fantastike

May 30, 2024 | 10:07
SHPËRNDAJE

Në Tiranë ka nisur Java Kulturore Italiane dhe përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton qytetarët që të ndjekin aktivitetet e shumta te organizuara.

erion veliaj

Veliaj shprehet se java do të jetë e mbushur me një seri aktivitetesh, nga koncertet, te opera e shfaqjet kontemporane.

“Tirana mikpret Italinë! Mos humbisni një javë të mbushur me një seri aktivitetesh fantastike si koncerte 🎶, opera 🎭, shfaqje kontemporane, sport ⚽️ e shumë të tjera, të gjitha për t’u përjetuar në çdo grimcë”, shkruan Veliaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura