Ngjarje e rëndë në Irak/ Nga shpërthimi i fishekzjarrëve shkrumbohet salla e dasmës, BBC: Raportohet për të paktën 100 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Sep 27, 2023 | 17:01
SHPËRNDAJE

Të paktën 100 persona kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu gjatë një dasme, në qytetin më të madh të krishterë të Irakut.

irak zjarr

Qindra njerëz ishin duke festuar në një sallë dasmash e banketesh në Qaraqosh, në provincën Nineveh, kur ndodhi shpërthimi, i cili dyshohet se u shkaktua nga disa fishekzjarrë.

Shpërthimi sipas BBC, preku pjesët e tavanit, e cila mori flakë dhe filloi të binte mbi dysheme, ku dhe ndodheshin të gjithë njerëzit duke festuar.

“Salla nuk i plotësonte kriteret e sigurisë. Për shkak të fishekzjarrëve, tavani u shemb mbi njerëzit në sallë”, u tha gazetarëve të mërkurën ministri i Brendshëm Abdul Amir al-Shammari.

zjarr

“Zjarri çoi në shembjen e pjesëve të sallës si rezultat i përdorimit të materialeve ndërtimi shumë të ndezshme dhe me kosto të ulët, që shemben brenda pak minutash kur shpërthen zjarri”, tha drejtoria e mbrojtjes civile të Irakut, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve INA.

Nuk dihet ende nëse nusja dhe dhëndri ishin mes viktimave, ndërsa sipas pamjeve të postuara në internet, çifti dukje në pistën e vallëzimit përpara se pjesët e tavanit të bini9n mbi dysheme.

Dëshmitarët okularë thanë se qindra njerëz kishin qenë në vend kur u përfshi zjarri rreth orës 22:45 me orën lokale (19:45 GMT) të martën.

irakkk

“Ne pamë zjarr dhe tym duke dalë nga salla. Ata që ia dolën të dilnin shpëtuan por një pjesë mbeti brenda”, tha Imad Yohana, një 34-vjeçar për Reuters.

Një tjetër e ftuar në dasmë, Rani Waad, e cila pësoi një djegie në dorë, tha se ndërsa nusja dhe dhëndri po kërcenin ngadalë “fishekzjarrët filluan të ngjiteshin në tavan, e gjithë salla u përfshi në flakë”.

“Ne nuk mund të shihnim asgjë”, tha një 17-vjeçar për AFP, ndërsa shtoi se “po mbyteshim, nuk dinim si të dilnim”.

Një tjetër i mbijetuar tha se disa anëtarë të familjes së tij ishin mes viktimave.

Ndërkohë, kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani tha se do të kryhen inspektime të ndërtesave dhe do të shqyrtohen procedurat e sigurisë, me “autoritetet përkatëse të mbajtura përgjegjëse për çdo neglizhencë”. Ai gjithashtu shpalli tre ditë zie kombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura