Ngjarje e rëndë, gjendet e vrarë një grua në makinën e saj, në kryeqytet. Dyshimet e para

Nov 29, 2023 | 22:59
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa një grua është gjetur e vrarë me armë zjarri në automjetin e saj.

Vrasje prishtine

Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo thotë se Policia e Kosovës ka marrë informacion, për të shtëna me armë në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë, rreth orës 20:20.

Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një automjet kanë gjetur  një person pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas Ahmetit, mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimet dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura