Ngjarja tragjike në Elbasan, 34-vjeçarja që humbi jetën disa orë pas abortit u dërgua në spital me vonesë. Zbardhet dinamika

Feb 1, 2023 | 23:31
SHPËRNDAJE

Elteva Cullhaj, 34-vjeçarja e cila humbi jetën një ditë më parë, disa orë pas kishte kryer abort ka ndërruar jetë në autoambulancë.

Materniteti-i-Elbasaniy

Panorama TV mëson se mjeku Arben Parralloi ka marrë njoftimin se vajza kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ka shkuar në banesën e saj e cila ndodhej në katin e pestë të një pallati në Elbasan.

Mësohet se për të transportuar vajzën nga banesa deri te autoambulanca janë dashur 20-25 minuta, kjo pasi pjesë e ekipit të ambulancës ka qenë vetëm një infermier.

Vetë mjeku ka asistuar në transportimin e barelës deri në katin e parë, por ka qenë e pamundur që ai të bëhej me shpejt vetëm me dy persona.

Këto rrethana kanë bërë që transportimi i vajzës drejt spitalit të bëhet me vonesë. Mësohet se e reja ka ndërruar jetë si pasojë e tromboembolisë, bazuar në rezultatet paraprake të autopsisë, e cila pritet të dalë e plotë pas disa ditësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura