Nga thashethemet për ndarje, tek reagimi i reperit amerikan kur djemtë e tjerë flirtojnë me të, Linda Halimi flet pa “dorashka”

Sep 25, 2023 | 14:52
SHPËRNDAJE

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi është ndarë nga reperi amerikan Davon Edwans, me të cilin edhe ishte martuar.

Linda Halimi 1

Mirëpo, së fundmi gjatë një interviste për “Prive” artistja iu ka dhënë fund zërave duke treguar se ato nuk janë të vërteta.

“Ka një vit që portalet kanë bërë këtë punë, por unë Instagramin e mbaj për biznes dhe jo për jetën personale. Nuk është se kam fshehur ndonjëherë jetën private”, u shpreh artistja.

Linda Halimi 2

Ndër të tjera ajo ka treguar se si sillet bashkëshorti i saj kur atë e ngacmojnë djemtë e tjerë.

“Unë nuk jam xheloze. Ka pasur raste edhe atje kur njerëzit duan të më flasin dhe nuk e dinë që jam me Davonin. Ama ai është shumë person i qetë dhe i merr shumë lehtë gjërat, dhe më lë mua që ta përfundoj bisedën. Nëse më duhet ndihmë diçka, vetëm ia bëj me sy dhe ai e din që do të thotë ‘Hajde këtu’, t’i tregoj që jam me ty”, tregoi Halimi.

Linda Halimi 3

Kujtojmë që këngëtarja prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aty ku ka ndërtuar edhe jetën e saj së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e tyre, Kaimana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura