Nga pr*panica, tek… Rike Roçi habit me deklaratën, modelja zbulon 3 gjërat që pëlqen te një mashkull

Apr 1, 2024 | 10:39
SHPËRNDAJE

Banorët e “Big Brother VIP”, janë vënë përballë një sfide nga “Vëllai i Madh”, ku duhet ti përgjigjeshin disa pyetjeve pikante.

Roza Lati e ka pyetur Rike Roçin se cilat janë 3 gjërat që shikon të një mashkull, ndërsa modelja u shpreh se ato janë dhëmbët, karakteri dhe prapanica.

“Tre gjërat që shikon te një mashkull”- ishte pyetja që i drejtoi Roza.

Dhëmbët, karakteri dhe prapanica”– tha Rike, ndërsa të gjithë banorët kanë shpërthyer në të qeshura nga pëlqimi i fundit që tha modelja.

Ngadalë se na e prishe butonin“- u shpreh Graciano duke qeshur, ndërsa Romeo Veshaj shtoi: “Dashke për të ngrënë moj motër”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura