Nga mungesa e transparencës tek ligjet me porosi, Jorida Tabaku rendit problematikat që duhen adresuar: Integrimi të jetë katalizatori i reformave reale dhe domethënëse

Feb 29, 2024 | 8:38
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte pjesë e diskutimit të raportit mbi situatën në Parlament.

jorida tabaku

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se integrimit duhet të jetë katalizatori reformave reale dhe domethënëse.

Tabaku ngre disa shqetësime që ajo thotë se duhen të adresohen si mungesa transparencës & llogaridhënies,  mungesa e vendosjes si prioritet procesin e integrimit, ligjet që miratohen në shkelje të MSA dhe ligjet me porosi!

Postimi i Jorida Tabakut

Kënaqësi të isha pjesë e diskutimit të raportit mbi situatën në Parlament.

Me rëndësi të adresohen:

mungesa transparencës & llogaridhënies

mungesa e vendosjes si prioritet procesin e integrimit

ligjet që miratohen në shkelje të MSA.

ligjet me porosi!

Procesi integrimit duhet të jetë katalizatori reformave reale dhe domethënëse.

Nuk ka integrim pa transparencë, llogaridhënie, reforma integruese dhe ligje me porosi!

Koha të ndërtojmë një Shqipëri për qytetarët!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura