Nga Mjekësia te IT, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar zbulon në Panorama TV degët më të preferuara nga maturantët: Tregu i punës kërkon…

Sep 7, 2023 | 16:39
SHPËRNDAJE

Kreu i Rrjetit Akademik shqiptar, Arjan Xhelaj, ka zbuluar disa nga degët më të preferuara nga maturantët, të cilët do të vijojnë universitetin.

Përmes një interviste në Panorama TV, Xhelaj është shprehur se Mjekësia, Teknologjia e Informacionit, Inxhinieritë dhe Ekonomiku janë disa nga degët më të preferuara të maturantëve.

Sipas tij, kjo ka të bëjë edhe më kërkesën e lartë për këto pozicione në tregun e punës dhe shtoi se maturantët e kanë shumë të thjeshtë të bëjnë zgjedhjet e tyre, pasi kanë kohë të mjaftueshme për t’u menduar.

“Ligji i Arsimit të lartë i ka dhënë një hapsirë të jashtëzakonshme universiteteve. Në 2 vite numri i studentëve është aq sa ka qenë, me ndryshime të vogla. Studentët ankohen se nuk ka kuota. Mbase duhet të mendohet pak më tej që universitetet tona të afrojnë edhe studentë jo vetëm nga trojet shqiptare, por edhe nga jashtë kufijve.

Pak a shumë procesi i internacionalizimit që ka nisur në 2 vitet e fundit dhe i është dhënë një support edhe nga Ministria e Arsimit, duhet të fillojë tani në zbatim, në jo vetëm të nxënit në gjuhën shqipe, kurikulat në gjuhë të huaja, ose dygjuhëshe do të sjellin prurje edhe nga vendet e tjera.

Pjesa e internacionalizimit ka të bëjë me këtë që ofrohet e njëjta diplomë që është e barazvlefshme edhe në fakultete të huaja. Politekniku përshembull ka bashkëpunim me disa universitete francize, etj. Kjo do marrë kohë.

Maturanti bën 10 zgjedhje dhe vendos ku do të regjistrohet. I jepet një kohë e mjaftueshme për të vendosur. Procesi është shumë i thjeshtë, është punuar ndër vite. Është lehtësuar aq shumë procesi sa gjithkush që dëshiron të studiojë e ka mundësinë. Është gjithmonë një proces dinamik. Që në raundin e parë bëhet rialokuimi i kuotave, për të kuptuar sa maturantë janë në raundin e dytë.

Ngelet gjithmonë mjekësia më e preferuara, mbaron menjëherë brenda 5 ditëve të para ezaurohen të gjitha kuotat. Degët e shëndetit public janë më të kërkuarat, pasi lidhen edhe me tregun e punës. Degët inxhinierike gjithashtu, arkitektura. Maturantët orientohen shumë mirë ndaj kërkesës. Ngelën inxhinieritë përgjithësisht të kërkuara.

Klasiket do të ngelen gjithmonë, ekonomiku dhe juridiku. Mësuesia ngelet stabël, lëviz te 7-8 %. Mësuesia duhet të lëvizë në ato raporte që edhe mësuesit e tjerë të dalin në pension. Është e mirë që pë rata mësues të rinj, të integrohen sa më shpejtë në tregun e punës, pasi sa më shumë të rrinë të papunë, aq më shumë kohë duhet për t’u ritrajnuar.

Infermieria është e lakmuar sepse kemi një plakje globale, Europa po plaket. Po ndryshon trendi, duke ditur që nevojat për infermierë dhe mjekë janë shumë të larta. Ky numër në rritje i kërkesës është edhe në vendet e tjera, në fushën e infermierisë, mjekësisë, teknologjisë së informacionit.

Ka qenë një trend vite më prë i kombinimit të disa degëve. Rezultuan joefikasë, pasi ti nuk dilje as mësues, as përkthyes. Kombinimet përjashto informatikën ekonomike që ka rezultuar e suksesshme, kombinimet e tjera nuk kanë dhënë ndonjë rezultat”, u shpreh Xhelaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura