Nga fama tek arrestimi për trafikim njerëzish në Rumani, Andrew Tate i jep “Channel 4” akses të plotë në pamjet për dokumentarin e ri

Jan 30, 2023 | 15:50
SHPËRNDAJE

Ish-boksieri dhe influenceri i rrjeteve sociale, Andrew Tate ndodhet në qendër të vëmendjes pas arrestimit për trafikim njerëzish dhe përdhunim.

Screenshot
Screenshot

Së fundi, Tate ka vendosur t’i japë “Channel 4” akses të plotë në pamjet për dokumentarin e ri që flet për famën e tij dhe pasojat e arrestimit për trafikim njerëzish në Rumani.

Ish-kampioni botëror i kikboksit, i cili grumbullon miliona ndjekës në Facebook, Instagram, Twitter, YouTube dhe TikTok për përmbajtjet fyese, po përballet me akuzat për trafikim njerëzor dhe pjesë e një bande të krimit të organizuar së bashku me vëllain e tij Tristan.

Të dy vëllezërit do të qëndrojnë në paraburgim deri në fund të shkurtit, pasi një gjykatës pranoi kërkesën për t’ua zgjatur paraburgimin me 30 ditë për herë të dytë.

Ditën e sotme, Channel 4 njoftoi se do të përgatisë një dokumentar 60-minutësh ku tregohet se si 36-vjeçari u bë kaq i famshëm. Ai do të kërkojë foto nga jeta personale, do të mbledhë filmime të tij gjatë dekadës së fundit dhe do të flasë me mbështetësit e tij gjithashtu.

Dokumentari do të drejtohet nga Maggie Gaudin dhe producent ekzekutiv Dan Reed, i cili drejtoi dokumentarin e Michael Jackson, “Leaving Neverland”.

Tate, që thuhet se ka jetuar në Rumani që nga viti 2017, ishte ndaluar më parë nga platforma të ndryshme të njohura të mediave sociale për shprehje të pikëpamjeve mizogjene dhe gjuhës së urrejtjes. Ai u rikthye në Twitter muajin e kaluar dhe ka 4.8 milionë ndjekës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura