Nga Bardhi te Paloka e Spaho, kush është ekipi me të besuarit e Bashës/ Në korrik këshilli i ri i PD, ç’pritet të ndodhë me Nishanin

Jun 21, 2021 | 13:54
SHPËRNDAJE

MARIGLEN KUME/ Deri më datën 10 korrik, strukturat e PD-së do të bëjnë gati raportin me analizën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha-PD-1024x683

Sekretari i Përgjithshëm i  PD-së, Gazmend Bardhi, brenda një jave do të përgatisë ma- terialin e përmbledhur që do  t’i prezantohet Kuvendit Kombëtar më 17 Korrik. “Informi- mi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës  zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave  themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike”, thuhet  në udhëzimin e Kryesisë së PD- së të premten.

Ndërkohë, më  pas Kuvendi Kombëtar do të zgjedhë edhe mbi 300 anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar. Ai që pritet të shkaktojë debate në këtë proces është vendimi që do  merret për ish-Presidentin Bujar Nishani. Ky i fundit është  anëtar i përhershëm i Këshillit Kombëtar, por nuk dihet nëse do të jetë më kryetar i këshillit. Kujtojmë që në zgjedhjet e 13  qershorit ku u votua për kryetarin e PD-së, Bujar Nishani  mbështeti edhe gjatë fushatës kandidaten Edit Harxhi. Ndërkohë, si para dhe pas zgjedhjeve ka hedhur akuza ndaj lidershipit të PD-së dhe procesit zgjedhor. Kujtojmë që Nishani e quajti procesin e zgjedhjeve në PD një maskaradë zgjedhore.

NDRYSHIMET STATUSORE

Paralelisht me procesin e  analizës së zgjedhjeve, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka  urdhëruar ngritjen e një komisioni të përhershëm statusor  që do të amendojë ndryshimet. “Vlerësimi i mundësisë për  ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë,  në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë  apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë”,  thuhet në udhëzimin e PD. Komisioni për amendimet statusore përbëhet nga 9 të besuarit e kryedemokratit Basha, duke nisur nga numri dy i PD-së, Gazmend Bardhi. Po ashtu, në grupin e hartimit të ndryshimeve statusore do të jenë  edhe dy nënkryetarët e PD-së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

“Për efekt të pikës 2 të Rendit të Ditës së Kuvendit Kombëtar, ngrihet Komisioni i  Përhershëm Statusor i përbërë nga: Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm; Edi Paloka, nënkryetar; Edmond Spaho, nënkryetar; Albana Vokshi, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas (LDG); Belind Këlliçi, Kryetar i Forumit Rinor të PD (FRPD); Jorida Tabaku, përfaqësuese e Kryesisë së Partisë; Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i Kryesisë së Partisë; Enno Bozdo, përfaqësues i Kryesisë  së Partisë; Grida Duma, përfaqësuese e Kryesisë së Partisë”, theksohet në udhëzimin  e miratuar të premten. Sakaq, vlen të theksohet se ka pasur një kërkesë për t’u tërhequr nga grupi, nga ana e anëtares së kryesisë së PD-së, Jorida tabaku.

Sipas burimeve të gazetës “Panorama”, Tabaku ka kërkuar që të tërhiqet nga grupi në mënyrë që t’i krijohet hapësira një anëtari tjetër të PD, pasi në argumentin e saj ajo ka theksuar faktin se pjesë e ekipit janë të gjithë anëtarët e kryesisë në Qarkun e Tiranës. Por po të njëjtat burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e kryesisë thanë se kryedemokrati Basha nuk ka pranuar dorëheqjen e Tabakut dhe ka argumentuar se grupi i punës nuk është nisur  nga asnjë analizë me bazë shtrirje gjeografike apo fetare, por  për shkak të formimit të anëtarëve që janë në grupin e punës. Ndërkohë, pjesë do të  jenë edhe sekretarët, ai i burimeve njerëzore, i ligjeve dhe i  çështjeve zgjedhore. Ndryshimet e fundit në statutin e PD  janë bërë në vitin 2017, pasi PD nuk arriti që të merrte pushtetin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura