“Nesër nuk do jemi në Parlament”- Amnistia Penale, Lulzim Basha: Duan të shpëtojnë zyrtarët dhe politikanët e korruptuar

Feb 21, 2024 | 17:44
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka paralajmëruar se ditën e nesërme nuk do jenë në Parlament, ku edhe pritet të kalojë amnistia penale.

Nga Kuvendi zgjedhor i PD në degën e Paskuqanit, Basha u shpreh se në çastin më të fundit futën dispozitat për amnisti penale ndaj zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar, ndërsa për qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre nuk do të amnistohen.

Ai u shpreh se nuk mund të kthehen në patericë e qeverisë. Basha theksoi se “Synimi ynë është të jemi një shtyllë e fortë e mbështetjes politike dhe qytetare për SPAK-un, për BKH-n, për GJKKO-në”.

“Shikoni çfarë ka ndodhur dje. Në çastin e fundit kanë futur dispozita me propozimin për amnisti që të shpëtojnë zyrtarët e korruptuar, të shpëtojnë ata që janë kapur në flagrancë me tendera korruptive, të shpëtojnë njerëzit që u kanë rënë në qafë shqiptarëve duke kërkuar ulje dënimi për politikanët e korruptuar.

Ndërsa njerëzve që u kanë rënë në qafë, për njerëzve që u kanë zaptuar pronat, për protestuesit që u ngritën për të drejtat nuk ka amnisti. I refuzuan propozimet tona, që këtyre që u shkatërrove jetën ndal koston e ndjekjes penale.

Nuk lënë rast pa na kujtuar se nuk ka të keqe më të madhe në këtë vend sesa mallkimi i kësaj qeverie më e korruptuara në Evropë. Korrupsioni i të cilës arrin dimensione të paimagjinueshme.

Synimi ynë është të jemi një shtyllë e fortë e mbështetjes politike dhe qytetare për SPAK-un, për BKH-n, për GJKKO-në. Ndaj nesër nuk do jemi në parlament, sikundër shpresoj që askush nuk do të guxojë të kthehet në një patericë të këtyre që nesër në parlament duan të falin shokët e tyre të dënuar për korrupsion, duan të ndalin hetimin e zyrtarëve që nuk i kanë deklaruar pasuritë e dyshimta të vëna në kurriz shqiptarëve.”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura