“Nëse nuk ngrihemi për Ukrainën, atëherë asnjë komb në botë nuk është i sigurt”- Stoltenberg të njëjtin qëndrim si Biden: Të bashkuar kundër Rusisë

Sep 19, 2023 | 18:41
SHPËRNDAJE

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se pajtohet me qëndrimet dhe vërejtjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili tha se bota në asnjë rrethanë nuk duhet të lejojë Rusinë të “brutalizojë” Ukrainën pa pasoja.

stoltenberg

Pas daljes nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Stoltenbergu ka thënë se është thelbësore që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë ta dënojë Rusinë dhe ta mbështesë Ukrainën në luftë.

“Nëse nuk ngrihemi për Ukrainën, atëherë asnjë komb në botë nuk është i sigurt”, tha Stoltenbergu për BBC-në.

“Askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo luftë, por me mbështetjen e NATO-s dhe komunitetit ndërkombëtar, Ukraina ka mundur ta shtyjë Rusinë prapa”, ka shtuar ai.

Stoltenberg është pajtuar me Bidenin edhe për marrëdhëniet me Kinën. Ai ka thënë se Kina nuk është kundërshtar i NATO-s, por marrëdhëniet e saj në rritje me Rusinë janë arsye bindëse për ta mbajtur Aleancën të fortë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura