“Nëse do të më kishte thënë jo me atë vajzën…”- Bardhi bisedon me Sarën pas takimit me motrën: Njerëzit na monitorojnë 24 orë, i shohin të gjitha

Feb 21, 2024 | 12:42
SHPËRNDAJE

Pas takimit me motrën në Big Brother Vip 3, Bardhi ka biseduar me Sarën në lidhje me atë çfarë ajo i ka thënë.

bardhi sara (1)

Bardhi shprehet se edhe nëse do t’i kishte kërkuar të mos vazhdonte me të, nuk do ta kishte dëgjuar, duke thënë se ashtu e ndjen.

“Edhe nëse motra do të kishte thënë jo, prapë do të kishim vazhduar . Unë e di që njerëzit jashtë janë duke na monitoruar 24 orë, të gjitha i shohin, por u e ndjej. I bëra me dije dhe Meritonit. Pol flisnim për diskutimet brenda shtëpisë. Që motra ka të drejtë, që ë tha të reagoj më shumë. Ia bëra me dije se nuk është Sara, i thashë je shumë gabim. Babo, unë jam në pikiatë komplet”, tha Bardhi.

Kujtojmë se mbrëmë, motra e Bardhit u shpreh se nuk dyshon tek veprimet e të vëllait dhe se ai di të menaxhojë çdo situatë, duke shtuar se këngëtari vendos vetë për jetën e tij.

“Nuk dyshoj për veprimet e Bardhit për asgjë këtu brenda por dua që të luajë. Nuk mendoj se duhet të heqë fokusin nga diçka tjetër, ai di të menaxhojë situatë. Mundet të mbajë mirë, edhe këtej edhe andej”, tha ajo.

“Ajo pjesa andej si ju duket?”, e pyeti moderatori.

“Ajo pjesa andej, bukur ëëë?”, tha Bardhi.

“Mirë”, u shpreh ajo dhe qesh. Më pas shton: “Kisha pasur dëshirë t’i takoja të gjithë, por nuk dua të ndaj askënd që të mos pengoj Bardhin, duhet të vendosë vetë për jetën e vet. Është i zgjuar, përkrahjen e familjes e ka 100% për çdo vendim që merr.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura