Nënë Tereza, gruaja që u foli të gjitha zemrave, kompozoi për të gjithë fjalën më të dashur dhe simfoninë më të shenjtë pambarim

Sep 6, 2023 | 13:32
SHPËRNDAJE

samarxhi

FERDINAND SAMARXHI, NDER I KOMBIT

NË VEND TË PROLOGUT…

Shekujt me kohezionin e tyre, tregojnë histori. Vend i lashtë. Gjenezë e një toke të hershme, sa dhe vetë dheu. Tempuj. Tokë kreshnike. Thesprotë. Mollosë. Dodonë pellazgjike.

Qytetërime. Shkrime të shenjta. Kodikë në botë, nga më të vjetër. Gjuhë më e parë, në krejt dheun.

Popull, fise, njerëz, në mitologji, gojëdhëna të ashpër e të egër.

Perandorë, strategë. Heronj kreshërojnë histori. Histori, rrjedhur në rrënjë, nga agimet e shkrimeve të para homerike, e deri në ditët e sotme. Papë, gjenezë. Omeli, simfoni të bukura, të shenjta hyjnizuese, pushtojnë Vatikanin, Krishtërimin, Papatin, për kohë të tërë. Histori heronjsh që Vatikani hyjnizon: popull, mbrojtës i civilizimit evropian. Skënderbe, pararendës i historisë.

Histori që zgjon ndjesi të mëdha. Krenari, lavdi…

Në një shtëpi patriote shqiptare të Kol Bojaxhiut, Prizren, kombi shqiptar do t’i falte shekullit, gruan që i mungonte…

nene tereza

MËSHIRIM I ZOTIT….

nga famullitari patriot, Dom Rankaj, si fëmijë i tretë, i shqiptarit patriot, Kol Bojaxhiut, Prizren, Drande Bernaj, Novoselë, Gjakovë. Kjo, do të quhej dhe njihej nga Nënë Tereza, si ditë e lindjes së saj. 5 vjeçe e gjysmë do të marrë kungimin e shenjtë. Dashuria për shpirtrat kishte filluar të depërtonte thellë…në zemër.

Nënë Tereza ishte pjesëtare e familjes me motrën Agë dhe vëllain Lazër. Lazri studioi në Graz të Austrisë, në akademi ushtarake, për rrethana politike, emigroi në Itali. Babai i saj Kola,shumë shpejt, do të helmohej nga shërbimi serbo maqedon, për veprimtari patriotike, kombëtare.

Mësimet e para Nënë Tereza do t’i marrë në shkollën shqipe në Shkup,(në 1 janar 1918, në bazë të traktatit të Versajës, Shkupi i kalon përfundimisht Maqedonisë). Gjimnazin e përfundoi në gjuhën serbo kroatishte. Tre ishin pasionet e Nënë Terezës në rininë e hershme të jetës së saj:të shkruante e recitonte poezi, të kompozonte e të luante muzikë.

E NDIEJA THELLË NË ZEMRËN TIME SE ZOTI MË THËRRISTE…

Nuk di, se si dua t’i përkas atij, me çdo çmim të kryej vullnetin e tij. Në moshën 18 vjeç, Nënë Tereza dorëzohet murgeshë. 26 shtator 1928, kur do të largohej në drejtim të Dublinit, Irlandë, nuk do të shihej më kurrë me nënën dhe motrën e saj. 12 shtator 1928, do t’i linte një letër tezes së saj Lizit,ku i thoshte:spo mund mos me ju shkrue dy, tri rrjeshta për juve. Lamtumirë, e dëshiroj që Zoti t’ju nap gjithçka që ju dëshiron zemra. Dua t’ju fal gjërat më të përzemërta. Gonxhe.

….10 shtator 1928, kur po udhëtonte drejt Darjelingut,dëgjoi thellë në zemrën e saj, zërin hyjnor. Zoti më thërriste pa asnjë mëdyshje: eja më bart në kasollen e të varfërve. Kjo ishte thirrja që duhet të linte tashmë kuvendin e Loretës ku ishte dorëzuar si murgeshë, që t’i kushtohej më shumë, tërë jetën e saj, të varfërve.

Kam ardhur në Indi, do t’i shkruante Nënë Tereza shpirtërorit Celesti Van Exemit: vetëm me shpresë që të shpëtoj shumë shpirtra dhe të fitoj kurorën e martirizimit. Apostullimi që kam kryer gjatë këtyre viteve, më ka ndihmuar shumë për zbatimin e kësaj detyre, shprese.

17 gusht 1948, Nënë Tereza do të vesh sarin e bardhë dhe të fillojë jetën si misionare e dashurisë. Në Patna do të shkruante: “O Jezus, dashuria ime e vetme, dua të vuaj çdo gjë që ti do lejosh të vuajë, nga dashuria e pastër ndaj teje, jo për merita, që mund t’i fitoja apo dhurata që m’i ke premtuar, por vetëm për të kënaqur ty, lavduar ty, bekuar ty, si në gëzim ashtu dhe në hidhërim.

nene tereza vatikan

KEMI ZEMËR PËR TË DASHUR DHE DUAR PËR TË SHËRBYER

… Sot, kam marrë një mësim të mirë. Varfëria për të varfërit është më e rëndë se çdo gjë. Për këtë, gjithë jetën do të motivohem: Nënë Tereza luftoi dhe kërkoi që të barte ata te Jezusi, t’i shpëtontë ata tek ai. Drejtoi te Jezusi ata. Mbart Jezusin tek ata…

Dua të bëhem shenjtëreshë për të shuar etjen e Jezusit, për dashurinë ndaj shpirtrave. Dua rreth vetes të mbledh shpirtra të tjerë, që do të bënin të njëjtën gjë, për t’u shërbyer të varfërve, ndër më të varfër, më të braktisurit, më të përbuzurit.

PËRVUJTURI, DEVOCION, HYJNIZIM NË RRUGËN E JEZUSIT…

“O Zot, nëse nuk mund të bëj asgjë për këta njerëz të mjerë, atëherë më jep së paku, fuqi të vdes, në mesin e tyre, për të dëshmuar dashurinë tënde, pikërisht për ata, që i ka shkelur jeta, varfëria, sëmundja, gërbula.

Prill 1952, Perieri, do të merte letrën e Nënës Terezë: dua të bëhem shenjtëreshë, të shuaj etjen e Jezusit, për dashurinë ndaj shpirtrave.

O Zoti im, thoshte Nënë Tereza, në zgjedhjen time të lirë, nga dashuria për ty, dua të mbes e të bëj vullnetin tënd të shenjtë për ty. Nëse lutemi do besojmë, nëse besojmë, do dashurojmë.

foto 5

GRUAJA THATIME, VESHUR ME NJË MANTEL TË BARDHË, ME NJË SHAMI TË QARKUAR ME DY SHIRITA BLULEGJENDË SFIDON SHEKULLIN E EGËRSISË DHE BARBARISË…

Mbinjerëzorja Nënë Terezë, mbushi me optimizëm, qindra, mijëra, zemra dhe i ftoi ata, se jeta nuk mposhtet nga vuajtjet, nga dhimbjet, nga pabarazitë, varfëritë, sëmundje të shekullit, në të cilën Nënë Tereza jetoi.

Shekulli i mbarsur me egërsi, barbari njerëzore. Dashuria është ajo që duhet të udhëheqë këdo dhe kudo. Nuk është e rëndësishme çka bëjmë, por sa dashuri i kushtojmë. Mundohuni të mos ua vritni njerëzve dhe atë pak buzëqeshje. Varfëria nuk është krijuar nga Zoti, ne e kemi prodhuar vetë atë, ju dhe unë, me egoizmin tonë.

Sikur të kishte të varfër edhe në hënë, dhe atje ne duhet të shkonim. Varfërinë mund ta gjeni kudo në botë, në Kalkutë e kudo. Vetëm duhen sy për ta parë, thoshte Nënë Tereza. Gjenden njerëz në botë që nuk i do kush, nuk i ndihmon kush, që janë braktisur dhe harruar. Kjo është, thoshte Nënë Tereza, varfëria më e madhe. Kujdes e dashuri predikoi gjithnjë Nënë Tereza. Jam e bindur, thoshte ajo, që tortura më e madhe e njeriut është braktisja.

Nënë Tereza ftoi të gjithë zemrat e njerzve në një gjuhë të përbashkët, miliona zemra, në një simfoni, që e kompozoi për të gjithë gjuhët e botës, për të gjithë popujt, në simfoninë e bukur, madhështore. Dashuri.

Nënë Tereza u përkujdes për 960 mijë të sëmurë, 47 mijë viktima lebroze, 7500 fëmijë në 60 shkolla në vende të ndryshme. U përkujdes për 3400 pleq. Ndërtoi 610 shtëpi, misionarë të dashurisë, me 4000 motra që shërbenin, në 123 vende të botës.

Një gazetar amerikan, i tha Nënë Terezës: çfarë bën ti Nënë Tereza, unë nuk do ta bëja për 1 milion dollarë. Nënë Tereza iu përgjigj: me të vërtetë, s’do ta bëja për miliona e miliona dollarë.

Nënë Tereza thoshte, jeta është e pazëvendësueshme, duhet ta mbrojmë atë. Ajo sfidoi çdo mendim, çdo logjikë. Kaloi përtej të pamundurës, arsyes. Vetëm në parajsë, do të kuptojmë që sa borxh, u kemi njerzve në nevojë, sepse ata, na kanë ndihmuar të njohim, të jemi më pranë, e të duam Zotin më shumë. Lutjet na bëjnë zemrën të pastër dhe zemra e pastër është në gjendje të shikojë Zotin. Njerëzit që binden se vdekja është kthim në shtëpinë e Zotit, s’duhet të kenë frikë. Kur e pyetën Nënë Terezën, a ke frikë nga vdekja, ajo iu përgjigj pse…

foto 6

ETJA E KRISHTIT NË KRYQ, ETJE E DASHURISË SË HYUT PËR NJERËZIT, ETJE E NËNË TEREZËS PËR TË VUAJTURIT…

Ashtu si Krishti në kryq, përmbushi etjen e dashurisë së Hyut për njerëzit, mori me vete gjithë mëkatet e botës, u torturua, u kryqëzua dhe shërbeu me vdekjen në ngjallje, Nënë Tereza përmbushi etjen e Krishtit, me etjen e dashurisë për të varfërit, më të paskamët, më të vuajturit, të globuarit, Nënë Tereza vuajti, siç vuajti Shën Maria, para kryqit. Vuajti për ata, që vuanin duke thirrur Jezusin. Eja, eja na shpëto… Kur dhimbjet dhe nata bëhet më e errët dhe unë martirizohem për ata, që nuk kanë më shpresë, më duket se do të shkoj në ferr dhe do të ofroj veten time Jezusit. Tash nga vetja, gëzohem që kam mbartur kryqin tim, në Jezusin. Ka shumë vuajtje në botë, që kryqëzimi i kryqit është për mua, falënderimi i Zotit.

foto 7 ramiz alia nene tereza

VUAJTJA ËSHTË E MADHE, POR MË E MADHE ËSHTË DASHURIA…

Vuajtja, vetvetiu është pjesëmarrje në vuajtet e Krishtit, është një dhuratë. Njerëzit që vuajnë, janë për ne, Jezu Krishti, thoshte Nënë Tereza, janë dashuri. Sot bota, që përjetojmë është një kalvar i hapur, dhe ne smund të shkojmë të Jezusi, s’mund të shkojmë në ngjallje, pa përqafuar kryqin e tij. Mundimi për ne është shenja që dhe ne, jemi afruar me Jezusin në kryq. Kjo është pavdekësia që nuk mbaron, të premten e zezë, por në ngjalljen tonë. Në saj të kësaj dashurie, do të ngjallim botën dhe do të shpëtojmë njerëzimin mbarë.

foto 9 papa

PRELUD LAVDIE…

10 dhjetor 1979, Oslo tronditet nga një grua e vogël thatime, kur dëgjon historinë e saj, kur mëson mbinjerëzoren nënë, kur mëson se dashuria mposht çdo gjë, barbarinë dhe egërsinë e shekullit.

Jezusi mbi gjithçka u bë njeri, u kryqëzua, për të na treguar se sa e madhe është dashuria e tij për njeriun, për mua, për ty, për të globuarin, për të uriturin, që sillet lakuriq rrugëve të Kalkutës, të Afrikës, Nju Jorkut, Oslos. Duajeni njëri-tjetrin, si në ungjill, siç u desha unë. Siç ju dua. Ju dua siç më deshi Ati. Nuk mjafton të themi se Zotin e duam, por jo të afërmin. E si mund të dashke Zotin, që nuk e sheh, kur nuk do të afërmin tjetrin që e sheh, e prek, jeton pranë tij. …Në një familje me 8 fëmijë prej ditësh, nuk kishin ç’të hanin. Në sytë e fëmijës, pashë ethet e urisë dhe mungesë dashurie.Dhurova me sa mundësi, kisha ushqim për to. Për pak çaste ngela si i hutuar. Gruaja më humbi nga sytë, por mësova gjënë më të madhe, atë që nuk e kisha përjetuar ndonjëherë. Nëna kishte ndarë urinë kishte dhuruar gjysmën e orizit për fëmijët e një familje tjetër të mjerë, myslimane. Lexova gëzimin e madh në sytë e saj, dhembjen e ndau me dashuri me të tjerët…

….Një mbrëmje, gjetëm në rrugë, katër vetë, në kushte tepër të tmerrshme. Mes tyre, një grua. U kujdesa, me gjithë dashurinë që kisha në shpirt. E shtriva butë në krevat dhe i pashë në fytyrë një buzeqeshje mirënjohjeje. Gruaja më mori dorën që akullohej e më tha një fjalë të vetme: Faleminderit. E vdiq. Ç’bëra, e ç’dhashë unë? Ajo më dha më tepër, seç i dhashë: më dha të fundmen dashuri. Ashtu si burri që gjetëm në kanal, gjysmë të brerë dhe e sollëm në shtëpi. “Jetova në rrugë të madhe, si kafshë, por po vdes, si ëngjëll, në krah të dashurisë”.

…Një ditë vizitova një shtëpi pleqsh. Siç më tha motra ime, sytë e tyre drejtohen gjithnjë sa herë porta hapet. Presin, shpresojnë se një ditë, një prej bijve e bijave, të afërmve, ndonjë njeri, do t’i shohë. E ndiejnë veten të plagosur, të harruar. Pikërisht këtu duhet të trokasë dashuria…

Besoj se në familjet tona nuk kemi nevojë për bomba, armë atomike që shkatërrojnë, po për paqe dhe dashuri.

foto 8 nene tereza nexhmije hoxha

EMRI I GRUAS SHQIPTARE, NËNË TEREZË KAPËRCEN KUFIJTË, LEGJENDË PËR GJITHË POPUJT E BOTËS.

Përvujturia e Nënë Terezës, përshpirtëria e saj e madhe, humanizmi gjeri në sakrificë sublime njerëzore, kapërceu kufijtë e legjendës. Kur Nënë Tereza mori çmimin Nobel, e gjithë bota mësoi se gruaja që ishte në sallë, ishte shqiptare, nga kombi shqiptar. Me gjithë një periudhe prej 70 vjetësh, mërgimi nga vendi i saj, me gjithë vështirësitë që haste në theksin dhe shqiptimin e gjuhës amtare, përsëri në shqip, përshëndeti popullin shqiptar. Pas fitimit të çmimit Nobel, kur njëri nga personalitet e mëdha që merrte pjesë në ceremoni, pyeti Nënë Terezën se nga ishte, ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup,jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkuta, punoj e i përkas gjithë njerzve në botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri.

foto 13

TRAGJEDI E KOHËS…

Edhe pse kufijtë e legjendës, emrit të Nënë Terezës, kishin kaluar shtete, oqeane,kontinente dhe emri i saj ishte bërë një prelud i fjalës më të madhe, më të lavdishme Nënë, përsëri Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, heshte për nobelisten e saj. Nuk kishte, jepej vizë, pasaportë, për Nënën shqiptare që ishte bërë aq e njohur në gjithë botën dhe kishte përkufizuar gjënë më të shenjtë për gjithë shoqërinë njerëzore, fjalën dashuri. Nuk do t’i jepej leje, as për të marrë pjesë, në varrimin e nënës së saj në 1974, edhe pse ishte drejtuar me 3 letra Komitetit Shqiptar, Presidentit të kohës Ramiz Alia.

Për 60 vjet, kam vizituar shumë vende, jashtë atdheut tim, por vendi tim Shqipëri, ende se kam vizituar, ende se kam parë. Pas 3 letrave të dërguara Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie me jashtë, Presidentit të Republikës së Shqipërisë të asaj kohe Ramiz Alisë, iu desh të vinte viti 1989, që t’i jepej një pasaportë diplomatike gruas që tashmë kishte famën më të madhe botërore me origjinë nga kombi shqiptar.

“Shumë i dashur populli im i Shqipërisë, kujtoni që Zoti ka krijuar secilin nga ne, për gjëra më të mëdha të duash dhe të të duan”. Ky është kuptimi i jetës, të cilën asnjë vuajtje s’mund ta fshijë nga mendja, kjo është një pasazh i letrës së shkruar në vitin 1997 nga Nënë Tereza, drejtuar autoriteteve të kohës. “Unë ja kam dhënë besën a shqiptarit Zotit, me prue dashni and paqe mbë gjithë botën, duke u dhënë dashuri të ngrohtë dhe kujdes të sëmurëve, të vetmuarve, atyre që s’i duan që u mungon dashuria.

“Zemra jame ka nji dëshirë, të madh me ardh në Shipëni me motrat e mia e me pru ktë dashni e ktë paqe”. Kemi zemër për të dashur dhe duar për të shërbyer. Këto ishin rreshta në gjuhën shqipe që Nënë Tereza do i drejtohej 31 vite më parë, 29 tetorin 1989, presidentit të kohës Ramiz Alia.

nene tereza nexhmie shehu

NËNË TEREZA HAP NË TIRANË MISIONIN E PARË TË BAMIRËSISË…

Pas pritjes për herë të parë në vitin 1989, nga kryetari i Komitetit Ekzekutiv i Këshillit popullor i rrethit të Tiranës, Llambi Gegprifti, kandidat i Byrosë politike të KQ të partisë, pritjes dhe drekës nga Nexhmie Hoxha, pritjes nga Ramiz Alia, pas luftës këmbëngulëse të Nënë Terezës, për hapjen e misionit të motrave të saj, kur Shqipëria kishte ndjerë flladin e agut të lirisë, altari i shenjtë dhe ezani i Zotit dëgjohej anembanë në vitin 1991, Nënë Tereza mundi, të realizojë hapjen e misionit të parë të motrave në Tiranë. N

foto 10

NËNË TEREZA, NËNA QË SFIDOI BARBARINË DHE EGËRSINË E SHEKULLIT…

Papa Gjon Pali Dytë: Nënë Tereza është paqja kudo në botë…

Bill Clinton: Nënë Tereza, ishte e para, që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani, ndihem shumë krenar, që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë…

Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë, punoj për gjithë njerëzit e varfër në botë, atdheu im është një vend i vogël, Shqipëria. Ajo foli, përtej së pamundurës dhe iu drejtua njerëzve, gjithë popujve të botës, me një gjuhë dhe fjalë të vetme të përbashkët zemre, “dashuri”.

foto 14

NËNË TEREZA HAP KRYEGJYSHATËN BOTËRORE BEKTASHIANE

Martirizimi dhe thirrja e Nënë Terezës për të përmbushur misionin dhe dashurinë ndaj Jezusit drejt ngjalljes dhe pavdekësisë, ndjente se vëllezrit e saj bektashian, edhe pse kishin filluar ne Shqipëri, erërat e ngrohta të demokracisë, nuk kishin faltoren ku mund t’i faleshin dhe drejtoheshin Zotit. Duke iu drejtuar personalisht Presidentit komunist të kohës, Ramiz Alisë, Nënë Tereza, me hyjnizimin e saj bëri të mundur lirimin e Selisë së shenjtë të Kryegjyshatës botërore, dorëzuar vëllezërve të saj në Zot, besimtarëve bektashianë.

Në prezencë të Kryegjyshit botëror, Dede Reshat Bardhi ,Baba Bajram Mahmutaj, Baba Selim Kalicani, nismëtarëve të komisionit Skënder Gazheli, Hysen Brahimaj, Musa Mara, Ibrahim Hasnaj, sekretari i Komisionit Nismëtar, i riu Edmond Brahimaj, si iniciuese e kësaj ceremonie, Nënë Tereza përshëndeti. Jam shumë e gëzuar që marr pjesë në hapjen e faltores suaj të Zotit, qëndrës fetare ku humanizmi zë vendin e parë. Gëzuar festën e Sulltan Nevruzit! Duke përfunduar, Nënë Tereza tha se Baba Reshati, që do të udhëhiqte grigjën e besimtarëve bektashiane është njeri i përvuajtur, apostulli vërtetë i besimit, dishepull i dashurisë hyjnore të Zotit.

foto 15

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura