“Në vend që të derdhen në bulevarde, mezi mbushin rrugicat!”- Basha ironizon “Rithemelimin”: T’i thërrasin mendjes, po shpikin armiq, pa e kuptuar po groposen

Feb 8, 2024 | 11:42
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ironizuar protestat e “Rithemelimit” teksa u shpreh se në vend që të derdhen në bulevarde mezi mbushin rrugicat.

Basha u shpreh se deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit po shpikin amiq ka e kuptuar që po groposen, duke theksuar që “t’i thërrasin mendjes”.

“Në vend që të derdhet në bulevarde mezi mbush rrugicat, në vend që ti thërrasin mendjes, shpikin armiq pa e kuptuar që groposen gjithnjë e më thellë në vrimën e përqeshjes dhe përbuzjes nga ata që duhet t’i japim shpresë.

Kemi bërë thirrje prej fillimit dhe kemi paguar çmim të lartë që të mos ndodhë, po bëjmë gjithçka që PD të mos shkatërrojë ndjesinë e shpresës”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura