Në Spanjë e bëjnë fakt të kryer, zgjidhet pasardhësi i Ançelotit në pankinën e Real Madrid

Sep 25, 2023 | 22:11
SHPËRNDAJE

Real Madrid në sezonin e ardhshëm do të kthehet të drejtohet nga një spanjoll. Largimi i Karlo Ançelotit drejt Brazilit ka shtyrë klubin të kthejë sytë përsëri nga teknikët vendas dhe sipas “Radio Marca” nuk ka më dyshime për emrin e ri.

anceloti alonso

Edhe pse përflitej se Rauil Gonzalez ishte ai që do të promovohej nga akademia e “los blancos” për të drejtuar skuadrën e parë, duket se zgjedhja ka rënë mbi një tjetër ish-futbollist të Realit.

Media e njohur sportive spanjolle ka shpjeguar se Çabi Alonso është emri i cili do të ulet në pankinën e klubit, pasi shihet si një trajner me shumë të ardhme në futbollin botëror.

Ai aktualisht po drejton Bajer Leverkusen ku ka ndërtuar një skuadër argëtuese dhe fituese, që po rivalizon hap pas hapi në këtë fillim sezoni me Bajern Mynih.

Ai ka një kontratë me klubin gjerman të cilën e rinovoi deri në vitin 2026, por spanjollët janë të sigurt se ka tashmë një akord për kthimin e tij në Spanjë në verën e ardhshme për të marrë drejtimin e Realit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura