Në pritje të kundërofensivës të paralajmëruar të Ukrainës, nisin evakuimet e banorëve nga Khersoni

May 5, 2023 | 16:51
SHPËRNDAJE

Njerëzit po largohen nga qyteti ukrainas i Khersonit përpara një shtetrrethimi, teksa pritet kundërofensiva e paralajmëruar ukrainase.

UKRAINA-EVAKUIMET-OKB_frame_60-1280x720

Sipas mediave të huaja, guvernatori i vendosur nga Rusia i rajonit të Zaporizhzhia ka urdhëruar evakuimin e fshatrave afër vijës së frontit përpara një kundërofensive të mundshme nga ana e Ukrainës, duke thënë se granatimet ukrainase ishin intensifikuar në ditët e fundit.

Autobusë të vegjël dhe dhjetëra makina u larguan nga Kherson sot përpara një shtetrrethimi 58-orësh pas një vale sulmesh ruse përpara kundërofensivës ukrainase.

Kherson, të cilin Kievi e ka rimarrë nga Rusia nëntorin e kaluar pas tetë muaj pushtimi, bombardohet rregullisht nga përtej lumit Dnipro.

Dy fshatra në pjesën e kontrolluar nga Ukraina të rajonit Kherson u goditën katër herë sot nga raketat ruse, të cilat shkatërruan një Kishë dhe dëmtuan 20 shtëpi, duke plagosur një person, tha administrata rajonale.

Një kundërofensivë e pritshme ukrainase ka të ngjarë të ndodhë në rajon, ku forcat ruse mbajnë rreth 80% të territorit.

lcimg-41576644-87bd-4742-82af-78ac30d84f9b

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura