Në nominim me 5 të tjerë, ky është banori që u eliminua nga BBV! Largohet nga shtëpia pa takuar asnjë nga konkurrentët: Ja kush mendoj se do e fitojë garën

Feb 21, 2024 | 7:40
SHPËRNDAJE

Graciano Tagani është banori i eleminuar mbrëmjen së martës nga shtëpia e BBV. Por balerini ka habitur me reagimin e tij, pasi në momentin që dëgjoi emrin si banori i eleminuar është larguar nga shtëpia pa takuar asnjë.

graciano

Edhe pse banorët e tjerë i kanë kërkuar që ta takojnë, Graciano ka vendosur të largohet thjesht duke i përshëndetur me dorë.

“Pse nuk takove asnjë?”, u pyet ai në studio.

Unë jam shumë emocional dhe kam bërë veprime emocionale prandaj dola duke mos takuar asnjë”, tha Graciano.

Balerini ka treguar edhe banorin, i cili sipas tij deri tani është pretendent për të fituar garën.

graciano1

“Nuk jam pishman për çfarë kam bërë, unë u futa për të luftuar dhe ky ishte testi më i madh. Ose do të luaja fort për të ecur shumë ose do të dilja në fillim. Nuk jam futur për të shtyrë ditët. Por doja ti dilja ballë çdo situate. E kuptova mirë çfarë banorët po bënin dhe mendova se kisha të drejtë të luftoja me secalin. Kjo nuk ka qenë rruga e duhur dhe ja ku jam, por realisht e shijova shumë këtë gjë.

Do më marrë malli për çdo sekondë në atë shtëpi, është me fat kushdo që është aty brenda dhe këtë e kam thënë përherë. Do të më marrë malli për emocionet, për debatet, për Romeon, për Eglën…  Është shumë herët për ta thënë, por loja e Julit është e rafinuar shumë. Deri tani mendoj se loja e Julit është në shina dhe shumë e kontrolluara”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura