Në nevojë të një lideri europian

Sep 11, 2023 | 9:50
SHPËRNDAJE

NGA BESNIK MANUSHIIMG-20230911-WA0054

Lideri i Partisë Demokratike ka mëse dy vjet që është anatemuar dhe goditur si një lider i dobët si një lider që nuk ka forcë, si një lider i cili nuk vepron si të gjithë liderët e tjerë të mjedisit politik shqiptar dhe kjo është pjesa e fundit e një sage disavjeçare. Pra ne kemi nëvojë për një opozitë të fortë që të marrim pushtetin, të ndalojmë të keqen dhe bashkë me të, të bëjmë një Shqipëri më të mirë dhe Europiane. Kjo aksiomë nuk qëndron, sepse ajo që kemi prodhuar ne si shoqëri duke votuar këta liderë që kemi është pikërisht dhe çdo herë një qeverisje autoritare, problematike, e korruptuar me nongrata, ministra të arrestuar proçese gjygjësore pafund për korrupsion, të cilët së fundmi teknikisht kanë ndalur dhe aderimin në BE të vendit, me ndalimin e fondeve të preaderimit të programit IPARD nga Bashkimi Europian për shkak të keqmenaxhimit të këtyre fondeve. Pra ne kemi ndërtuar liderë të fortë të cilët kanë prodhuar një ekonomi të dobët një shoqëri mosbesuse dhe të korruptuar duke degdisur gjysmën e popullsisë duke e detyruar të largohet në vende më të mira, më të sigurta se këtu, pra më Europiane dhe larg një shoqërie të korruptuar si kjo e jona. Një shoqëri si kjo e jona larg standarteve të çdo vendi europian sepse shoqëria jonë rrefuzon një lider qytetar dhe një lider europian, thënë kjo linçimi që i bëjnë Lulzim Bashës si një lider i dobët më e pakta është primitivizëm.

Pra mëkati më i madh i Z. Basha është se është një lider i mirë një lider i sjellshëm një lider i komunikueshëm dhe një lider që nuk fyen askënd dhe kjo për shoqërinë tonë është e papranueshme në politikë. Pra liderat që kanë qytetari, mirësi apo dashamirësi, le të themi lider i mirë për thjeshtësi, janë liderat që shoqëria jonë i ka rrefuzuar deri tani. Liderët e mirë nuk janë liderë të dobët. Liderët e mirë janë lidera që realisht marrin vendime të forta e shpesh herë shumë të forta dhe këtë e bëjnë me mirësi dhe pa konfliktualitet. Liderët e sjellshëm e kuptojnë që njërëzit nuk janë makineri por janë njerëz që kanë nevojë të trajtohen si njerëz. Ata udhëheqin me pozitivitet dhe mëndje të hapur duke përqafuar idetë e reja, me fleksibilitetin që i inkurajon njerëzit që të jenë vetvetja. Ndërkohë që liderët e fortë perceptohen si më të mirë kur marrin vendime sepse nuk pyesin askënd për vendimet që marrin, të gjithë të tjerët janë në shërbim të ideve të pakorruptueshme dhe të panegociueshme të liderit i cili do i dërgojë drejt fitores së sigurt. Askush s’merr parasysh faktin se liderë të tille krijojnë një ambjent mosbesues ku askusht nuk është i sigurt edhe sikur lideri të të ketë me sy të mirë. Ky ambjent toksik shndërrohet në një lufte kulisash ku pasiguria është maja e ajsbergut të problemeve që do shtrohen në vazhdim nga pasoja që sjell një lider I fortë në një organizëm politik.

Ne si shoqëri e dimë shumë mirë cdo të thotë një lider i fortë dhe autoritar për këtë arsye lipset të drejtohemi drejt një lidershipi më pak populist më të qytetëruar të cilit nuk kemi pse ja kemi frikën nga pasiguria që mund të prodhonte siç bën një lider i fortë. Një lider i fortë ka vetëm një preokupim, të mbajë statusin e tij, të jetë i fortë dhe që njerëzit të bëjnë atë që ai thotë pa kompromis. Z. Basha sjell modelin e qytetarisë në politikën Shqiptare, një model që na duhet por që nëpërmjet mediave establishmenti i vjetër po përdor cdo qindarkë që ta zhbëjë këtë lloj lidershipi sepse ky është një model lidershipi i ri në mjedisin shqiptar, i cili lidership prodhon vlera të cilat politika e vjetër dhe arkaike, politika e konfliktualitetit ja ka frikën. Politika e vjetër jeton duke u ushqyer me konfliktualitetin duke i lodhur njerëzit e thjeshtë dhe duke shuar urinë e militantëve. Por si mund ta quajmë të dobët një model qytetarie? Me siguri ne kemi probleme të mëdha si shoqëri. Përtej mëkateve politike të Bashës qytetaria e tij shmangia e konfliktualitetit duhet të na drejtotjë ne si shoqëri drejt kësaj tipologjie të liderit. Nje lider me sjellje qytetarie nje lider europian i cili vërtetë mund të sjelli ndryshimin drejt integrimit të vendit pikërisht duke ndryshuar mendësinë politike në vend. Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë nevojë për ndyshimin e mendësisë politike nga një politikë e konfliktualitetit në një politikë të qytetarisë dhe qytetare, sa çkemi pasur nevojë sot si shoqëri. Modeli i konfliktit politik ka sjellë një shoqëri politikisht të egër e të dhunshme në një anë dhe mosbesuese në anën tjetër. Ky mosbesim për pjesën e atyre që nuk janë pjesë e politikës ka prodhuar dy gjëra, bojkot dhe pasiguri. Bojkoti , pra mosbesimi, është shoqëruar me nje qeverisje të keqe për shkak të rezultatit zgjedhor, rezultat i cili ka ndikuar në formimin e qeverisë dhe Bashkive që keqeverisin vendin. Ndërkohë pasiguria është shoqëruar me ikje masive të njerëzve në 10 vitet e fundit. Largim nga vendi dhe braktisje përfundimtare te vendit duke u transferuar familjarisht në cdo vend tjetër europian përveç Shqipërisë. Është ironike kur mendon që ne si komb nuk jemi në luftë siç është Ukraina dhe kemi kaq largime masive.

Është kjo frymë konfliktualiteti që ne si shoqëri duhet të refuzojmë. Kjo sepse ajo nuk prodhon modele të mira e të qytetëruar dhe ne si shoqëri kemi nevojë për modele të mira pozitive e të qytetëruara. Zgjedhja e modeleve të qytetarisë për fëmijët tanë, dhe të afërmit tanë është shpresa që unë shoh në këtë diskurs ndërkohë braktisja e modeleve të kaluara është një detyrë qytetarie për cdo individ.

Ne nuk kemi pasur mundësinë e të pasurit të një lideri europian sepse kemi besuar si shoqëri se modelet e liderit të fortë janë zgjidhja e problemeve tona, ndërkohë që e kundërta ka ndodhur dhe ne jemi në një bjerrje politike dhe mosbesimi në politikë. Natyrisht dhe për ata që besojnë vetëm tek numrat ka një përgjigje dhe ajo është shembulli i vitit 1991 ku Partia e Punës (komuniste) fitoi kundrejt PD. Ne nuk duhet të besojmë tek numrat, por tek idetë dhe qëllimet. Nëse ne do besonim tek numrat në 1991 pas fitores së partise së punës ne Shqipëri duhet të besonim se nuk do kishte ardhur kurrë demokracia dhe ekonomia e lirë. Por natyrisht mbështetja e Amerikës dhe besimi tek vlerat e liberal demokracisë, fakti që ne besonim se ishim në të drejtën na bëri që të besojmë se ajo që po bënim , modeli që po zgjidhnim ishte e ardhmja e Shqipërisë. Edhe pse ai model u kompromentua më vonë nga te ashtuquajturit liderat e forte autoritare, përsëri ekonomia e tregut të lirë ishte e ardhmja jonë më e mirë. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe ne si shoqëri kemi nevojë për një lider europian dhe qytetar jo thjesht nje lider të fortë. Shpresoj që shoqëria jonë ta përqafojë këtë lloj lideri sepse goditja dhe rrefuzimi i këtij lloj lidershipi janë goditje ndaj qytetarisë dhe një modeli europian, janë goditje ndaj të ardhmes europiane të politikës shqiptare e bashkë me të, të ardhmes europiane të shoqërisë tonë. Një shoqëri që nuk di të bashkëndajë mendimet me tjetrin që mendon ndryshe nga ai, është një shoqëri arkaike dhe një model i cili nuk ka të ardhme.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura