Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes

May 24, 2024 | 8:18
SHPËRNDAJE

MIMOZA DAJÇIMIMOZA DAJÇI

Pak ditë më parë në Selinë e OKB në New York u festua 30-vjetori i Ditës Ndërkombëtare të Familjes. Për të ndjekur nga afër punimet e kësaj dite të shënuar për familjet në mbarë botën ishte ftuar edhe Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” në SHBA.

Dita ndërkombëtare e familjes, përcaktuar nga Kombet e Bashkuara, festohet çdo vit në mbarë botën. Si një ditë shumë e rëndësishme familjare, gëzojnë e drekojnë të gjithë së bashku prindër e fëmijë. Dhe ata prindër, që janë të divorcuar duhet të bëjnë dhurata për fëmijët e tyre. Ndihmohen të rinjtë për projektet e reja, ndërsa të moshuarit në punët e kërkesat e tyre.

Dita Ndërkombëtare e Familjes festohet më 15 maj dhe është shpallur si dita e familjes nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 1993 me rezolutën A/RES/47/237. Ajo pasqyron rëndësinë që u jep familjeve bashkësia ndërkombëtare. Dita Ndërkombëtare e Familjes ofron një mundësi për të promovuar ndërgjegjësimin për çështjet dhe njohuritë e proceseve shoqërore ekonomike dhe demografike që prekin familjet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura