Në Angli zbulojnë të ardhmen e Brojës, sulmuesi shqiptar do të huazohet te skuadra e Premier Ligës

Aug 9, 2021 | 10:19
SHPËRNDAJE

Armando Broja do të huazohet te skuadra e Sauthemptonit në Premier Ligë. Këto janë “haberet” e fundit që vijnë nga Anglia. Sipas “The Sun”, bardhekuqtë kanë arritur akordin paraprak me blutë e Londrës, për transferimin e sulmuesit shqiptar në formë huazimi.

bROJA

19-vjeçari pritet ta kompletoj huazimin te Sauthampton gjatë kësaj jave, pas finales së Superkupës së Europës ku është ftuar nga trajneri Tomas Tuhel. Drejtuesit e Çelsit dhe vetë sulmuesi e shikojnë klubin e Premier Ligës, si një mundësi ideale ku Broja mund të luajë rregullisht për të fituar eksperiencë.

Pas largimit të Dani Ings, “shenjtorët” ishin duke kërkuar një sulmues teksa kanë shfaqur interesim për afrimin e shqiptarit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura