Ndryshon lista e Kombëtares Shpresa, Bushi fton një tjetër futbollist të Partizanit

Mar 18, 2023 | 21:51
SHPËRNDAJE

Ndryshime në listën e Kombëtares Shpresa në prag të dy dueleve miqsore ndaj Azerbajxhanit dhe Polonisë që do të zhvillohen më datat 23 dhe 27 mars. Pas Paulo Buxhelaj, trajneri Alban Bushi ka parë të arsyeshme të ftojë edhe qendërmbrojtësin tjetër të Partizanit, Marçelino Preka.

preka-1

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

NJOFTIMI I PARTIZANIT: 

Marçelino Preka do ti bashkohet ekipit përfaqësues U-21. Mbrojtësi ynë, ka marr së fundi ftesën për të qenë pjesë e Kombëtares
për dy sfidat miqësore, ndaj Azerbajxhanit dhe Polonisë në program në 23 dhe 27 Mars.
Klubi i uron Marçelino Prekës shumë suksese dhe një përfaqësim sa më pozitiv me fanelën kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura