Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Champions-in

Apr 18, 2024 | 22:46
SHPËRNDAJE

Duket se kompanitë e basteve e kanë të vështirë të japin çdo vit Real Madridin si favorit kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve. 

 

champions-1-1

Gjithashtu për ofruesit e të dhënave që me llogaritjet e tyre përpiqen të parashikojnë kampionin e ardhshëm. Bardhezinjtë zakonisht kanë gjithmonë disa skuadra përpara. Edhe në këtë sezon nuk bën përjashtim. 

Kampioni në fuqi, Mançester Siti, ishte favoriti i madh derisa u eliminua. Tani, me vetëm katër skuadra në garë për të ngritur trofeun, Real Madridi ka parakaluar të gjithë. 

Sipas superkompjuterit të Opta-s, ekipi i Ançelotit, të cilët në fillim të sezonit ishin favoritët e dytë, janë bërë kandidatët kryesor për të fituar trofeun. 

Real Madrid tani ka 39% shanse për të fituar trofeun e 15-të evropian, krahasuar me 27% të PSG-në, që në fillim të sezonit ishte favoriti i katërt. 

 

Bajern Mynihi (i teti në shtator) renditet i treti me 17% shanse dhe Borusia Dortmund (e dhjeta në shtator) renditet në vendin e katërt 16% shanse. 

Finalen kanë më shumë gjasa kanë ta prekin Los Blancos dhe parisienë.  Në gjysmëfinale, Real Madridi ka 66% shanse për të kaluar kundër Bajernit.  PSG nga ana e saj ka një shans 60% për të mundur Dortmundin, pavarësisht se gjermanët ishin të parët në grupin që të dy ndanin. 

champions-3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura