“Ndryshimet janë pjesë e PS”- Rama pas mbledhjes së Asamblesë! Përgjigjet nëse do ketë largime të drejtuesve në qarqe

Feb 21, 2024 | 19:11
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetarët, pas mbledhjes online të Asamblesë së Partisë Socialiste

I pyetur nëse do të ketë ndryshime të drejtuesve të qarqeve politike, Rama u shpreh se ndryshimet janë pjesë e jetës së Partisë Socialiste, gjë që sipas tij e bënë këtë forcë politike fituese.

“Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, prandaj PS është parti fituese sepse nuk pret që ta ndryshojnë të tjerët, por ndryshon vetveten. Unë shoh një angazhim pozitiv, plus që sistemi ynë i cili ka një komponent dixhital është një sistem që ka pasqyra që flasin vetë dhe nuk është çfarë raporton njëri apo tjetri”, tha Rama.

Rama: Doni të dini më shumë ca bëhet në mbledhjen e PS anëtarësohuni në PS

Pyetje: A jeni dobët me anëtarësimet?

Rama: Me anëtarësimet jemi shumë më mirë se cfarë disa nga kolegët mendonin dhe shpreheshin, tani jemi në fazën e dytë. Është faza e angazhimit për anëtarësimit e reja dhe për adresimin e balancës gjinore në disa qarqe

Pyetje: Kush janë qarqet problematike?

Rama: Kryesisht në zonat rurale ku duhet bërë më shumë punë

Pyetje: Do ketë ndryshime?

Rama: Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, prandaj PS është parti fituese sepse nuk pret që ta ndryshojnë të tjerët, por ndryshon vetveten. Unë shoh një angazhim pozitiv, plus që sistemi ynë i cili ka një komponent dixhital është një sistem që ka pasqyra që flasin vetë dhe nuk është çfarë raporton njëri apo tjetri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura