Ndihmësi i Rejës vazhdon t’i sygjerojë Napolit talentin Armando Broja: Dyshe e fortë me Osimhen

Jun 25, 2022 | 23:57
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që në Premier Ligë merkatoja në lidhje me Armando Brojën po “zien”, është Serxho Porrini që vazhdon t’i sugjerojë Napolit sulmuesin.

porrini-broja

Ndihmësi i Edi Rejës ka folur për “1 Football Club” në lidhje me të ardhmen e Brojës. “Ai është një futbollist me një perspektivë të madhe, edhe pse nuk i ka të njëjtat karakteristika si Osimhen.

Broja mbase nuk do të ishte zëvendësuesi ideal i nigerianit por ai nuk është një sulmues statik, por i lëvizjes, ka cilësi vërtet të çmendura. Do t’i bënte vërtet mirë kalimi te Napoli, ndoshta edhe duke formuar një dyshe në sulm bashkë me Osimhen”, është shprehur ndihmës trajneri i Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura