“Ti duhet të ndërtosh se e thotë Doruntina”/ Pse Rama dhe Balluku i panë vetëm pas mësymjes me tritol në Prestige Resort ndërtimet pa leje?

Mar 29, 2023 | 7:28
SHPËRNDAJE

Në daljen e saj të sforcuar në parlament si përgjigje ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku rasti i shembjes me tritol te Prestige Resort konsiderohej si një nga shkeljet më të rënda të qeverisë për vitin 2022, zv/kryeministrja Belinda Balluku atakoi direkt presidentin e “Hysenbelliu Group” si pronar mediash që ndërton pa leje.

edirama-belindaballuku

Përballë faktit që Shqipëria është e mbushur me ndërtime pa leje nga veriu në jug, e sidomos në qendër të Tiranës, Balluku dhe shefi i saj u zgjuan një ditë që ti shihnin këto ndërtime pa leje vetëm pak kohë, pasi kishin mësyrë me fadroma në mes të sezonit turistik në “Prestige Resort”, si hakmarrje ndaj linjës editoriale të mediave “Neës24, “BalkanWeb” dhe “Panorama”.

Efektin e tmerrshëm publik që pasoi sulmi me fadroma në mes të prindërve dhe fëmijëve që pushonin në “Presige Resort”, ministrja Balluku dhe kryeshefi i saj kërkuan ta zbusnin duke shpikur një VKM që edhe juristi më i thjeshtë e konsideron si antikushtetuese për të konfiskuar ndërtimet apo shtesat pa leje.

Ishte vetë kryeministri, i cili i vënë me shpatulla pas muri pas reagimit te opinionit publik, për aksionin selektiv në “Prestige Resort” lajmëroi papritur pas 10 vitesh në pushtet një gjoja aksion për ndërtime pa leje në bregdet dhe konfiskimin e shtesave dhe ndërtimeve pa leje në qendër të Tiranës, vetëm e vetëm për të përligjur ndërhyrjen barbare në resortin që dikur vetë e kishte cilësuar si perla e Adriatikut.

Pjesë e këtij show u bë edhe vetë ministrja Balluku, e cila u shfaq me kamerat e qeverisë rreze një pallati pa leje, që papritur ishte zbuluar atë ditë në Tiranë.

Pse Balluku u kujtua për këto ndërtime pa leje në qendër të Tiranës vetëm pak kohe pas sulmit me fadroma në “Prestige Resort”?

A u ndërtuan këto pallate pa leje brenda një dite, brenda një jave apo një muaji? Ku ishin strukturat e shtetit , IKMT apo policia që nuk i panë këto pallate pa leje në qendër të Tiranës? Si është e mundur që inspektorët e këtyre agjencive gjejnë shkelje dhe arreston qytetare edhe për një shtesë çatie në një fshat të largët dhe nuk konstatojnë kullat pa leje në mes të kryeqytetit?

Është paaftësi apo janë interesa të tjera që i kanë lejuar këto pallate të ngrenë krye para syve të strukturave shtetërore?

Pse ky aksion i qeverisë u sfumua me dy-tre shfaqje propagandistike të ministrave dhe më pas u harrua?

‘News24’ ka përgatitur një dosje të plotë me lejet që vetë qeveria ka pajisur “Prestige Resort” dhe do t’i publikojë në vazhdim.

Dokumente që rrëzojnë pretendimet e ministres Balluku dhe nxjerrin në pah tendencën dhe selektivitetin e qeveris për të goditur linjën editoriale të mediave “News24”, “BalkanWeb” dhe “Panorama”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura