Ndërpritet transmetimi i ‘Big Brother Vip Kosova’ për rreth dy orë. Pas aludimeve për dhunë, reagon produksioni: Ja si qëndron e vërteta!

Dec 6, 2023 | 18:24
SHPËRNDAJE

Pak pas mesnatës, nga ora 01:30 – 03:19 transmetimi në kanalet e Big Brother Vip Kosova është ndërprerë dhe të gjithë kanë menduar se shkak mund të jetë bërë një skenë dhune, duke marrë parasysh debatet e nxehta brenda shtëpisë.

bb

Por, produksioni, në një reagim, ka sqaruara se ka qenë një problem teksnik që është zgjidhur tashmë.

Në një njoftim zyrtar, në faqen zyrtare të formatit në Instagram, produksioni ka sqaruar: “Sot në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme të rreme se në “Big Brother Vip Kosova” ka ndodhur një rast i dhunës fizike. Lidhur me këto raportime, dëshirojmë të njoftojmë opinionin publik se lajmet janë të rreme dhe nuk ka asnjë bazë për pretendimet mbi dhunën e presupozuar. Transmetimi në kanalin “Big Brother 1 dhe 2” është ndërprerë si rezultat i një problemi teknik nga ora 01:03 – 03:19”.

Edhe moderatori i formatit, Alaudin Hamiti, në një reagim publik, ka sqaruar publikun për atë që ka ndodhur.

alaudin-hamiti

“Nysa, e kuptoj interesin dhe impaktin enorm që e ka “Big Brother VIP Kosova 2”, por ju lutem mos dezinformoni sa për klikime. Sot në orët e hershme të mëngjesit, si pasojë e një defekti teknik në Art Motion, dy kanalet e “Big Brother VIP Kosova”, së bashku me disa kanale tjera të platformës janë errësuar duke mos pas sinjal transmetimi.

E gjithë kjo prishje është evituar falë intervenimit të stafit teknik dhe kanalet janë kthyer në transmetim pas një ore e gjysmë. Aludimet për dhunë fizike, të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, janë të rreme.

Materialin e papublikuar në transmetimin e drejtpërdrejtë të “Big Brother Vip Kosova”, do të mund ta gjeni në YouTube. Ju inkurajojmë të shikoni dhe lexoni faqet tona për informacion të saktë dhe të besueshëm”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura