Ndërpritet energjia elektrike gjatë takimit në burg të Fredi Belerit me ministrin grek

Nov 21, 2023 | 17:24
SHPËRNDAJE

Gjatë takimit mes ministrit grek të Shtetit, Stavros Papastavros dhe Fredi Belerit në burg në Durrës është ndërprerë energjia elektrike.

burgu durres ikin dritat

News24 raporton se u tentua rikthimi i energjisë elektrike duke ndezur gjeneratorin, por rezultoi pa sukses.

Kujtojmë se prej kohësh, Fredi Beleri ka kërkuar nga Gjykata leje për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës, i cili fitoi nga burgu votimet e 14 majit ndërsa u arrestua dy ditë para zgjedhjeve.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura