Ndërprerja e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi nga Rusia, Ukraina dhe Kroacia bien dakord për përdorimin e porteve në Adriatik

Jul 31, 2023 | 17:40
SHPËRNDAJE

Ukraina dhe Kroacia kanë rënë dakord për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe Detin Adriatik për eksportin e grurit ukrainas.

ukraine-grurwe (1)

Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur Dmytro Kuleba, ministri i Jashtëm ukrainas, përmes një njoftimi, pas bisedimeve me homologun e tij kroat sot.

Në përgjigje të tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi këtë muaj, Kroacia bëri një ofertë për të përdorur rrjetin e saj hekurudhor dhe portet përgjatë detit Adriatik si rrugë alternative për transportin e grurit ukrainas.

Kujtojmë se me tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi, një pjesë e madhe e njerëzve në mbarë botën, kryesisht në vendet e treta, do të vuajnë një krizë urie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura