Naim Murseli i mori nga makina dhe la nënën e tyre në “duart” e ekzekutorit, vjehrri i Liridonës: Fëmijët ende se dinë çfarë ka ndodhur

Dec 5, 2023 | 13:22
SHPËRNDAJE

Fëmijët e Liridona dhe Naim Murseli ende nuk e dinë që babai i tyre i ka prositur vrasjen e nënës.

liridona murseli1

Babai i Naim Murseli ka rrëfeyr, për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, se ngjarjen dy djemve të çiftit do t’ua tregojë në prani të psikologëve dhe do jenë autoritetet suedeze që do të vendosin se kush do të kujdeset për ta.

“Ende nuk e dinë çfarë ka ndodhur, dua që ta dinë në prani të psikologëve. Janë organet që do të vendosin se çdo të ndodhë me ta, por do jenë nën kujdesit im dhe të bashkëshortes. Nuk janë regjistruar në Kosovë.

Mendoj se bashkarisht kanë vendosur të vijnë në Kosovë, ajo ishte e lumtur që u kthyer në Kosovë. Fëmijët u regjistruan në Kosovë”, tha ai.

Dy djemtë të moshës 4 dhe 6 vjeç ishin në makinë mbrëmjen e krimit, më 29 nëntor, kur babai i tyre i mori nga automjeti në momentin që Granit Plava u doli përpara me armë duke e lënë nënën e tyre në dorë të ekzekutorit.

Dyshohet se Naim Murseli porositi vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro. Në marrëveshjen e rënë dakord me Granit Plavën, ai mësohet se i ka dhënë paraprakisht 15 mijë euro dhe pjesën tjetër do t’ia jepte më vonë.

Gjithashtu i përfshirë në ngjarje dyshohet edhe nipi i Naim Murseli, Kushtrim Kokolla, i cili është arrestuar nga policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura